Plotësisht i financuar/ Program nga Thomson Reuters

Thomson Reuters tani po pranon aplikime për programin Raportimi Ekonomik dhe Politik nga Evropa Juglindore 2016. Programi menaxhohet nga stafi me përvojë nga Fondacioni Thomson Reuters dhe Robert Bosch Stiftung.

Programi do të jetë për 16 gazetarët nga Evropa Juglindore dhe përfshin dy kurse trajnimi 10-ditore në Londër, Britani të Madhe (10-23 prill) dhe në Berlin, Gjermani (11-24 shtator). Pjesëmarrësit gjithashtu do të udhëtojnë për në Bruksel dhe Frankfurt për të takuar politikë-bërësit dhe gazetarët që mbulojnë çështjet financiare dhe politike evropiane.

Afati i aplikimit: 15 Shkurt 2016

Kursi do të mbulojë temat në vijim:

  • Shkrime në lidhje me ekonomitë e tregut në zhvillim
  • Raportimin e tregjeve dhe mbulimin e kompanive
  • Ushtrime praktike në bazë të temave aktuale evropiane

Përfitimet

Shpenzimet e fluturimit , akomodikimit dhe jetesës do të mbulohen për periudhën e programit.

Kriteret

Kursi është i hapur për aplikantët nga këto vende të Ballkanit: Shqipëria, Bullgaria, Bosnje-Hercegovina, Kroacia, Greqia, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Rumania, Serbia, Sllovenia dhe Turqia.

Aplikantët gjithashtu duhet:

  • Të zotërojnë rrjedhshëm gjuhën Angelze
  • Të jenë gazetarë profesionistë me kohë të plotë që kanë punuar për të paktën dy vite me një botim të njohur, faqe internet, radio ose stacion televiziv.
  • Të kenë një portofol që përfshin eksperiencën në gazetari ekonomike ose duhet të tregojë përndryshe një interes të fortë në çështjet ekonomike dhe politike.

Si të aplikoni

Aplikimet bëhen online, përmes faqes së internetit, duke klikuar në këtë LINK. Në aplikimin tuaj duhet të përfshini:

  • Një biografi të shkurtër jo më shumë se 200 fjalë.
  • Një histori të gjendjes së ekonomisë tuaj kombëtare.
  • Një deklaratë 250-500 fjalë duke përfshirë ndonjë faktor që ndikon në punën tuaj si gazetar/e.  Shpjegoni se si shpresoni të përfitoni nga kursi për të cilin jeni duke aplikuar.
  • Dy shembuj të punëve tuaja të publikuar kohët e fundit, preferueshëm të përshtatshme për kursin për të cilin jeni duke aplikuar. Gazetarët e TV/Radios mund të dërgojnë materialet e tyre dhe një përmbledhje të shkurtër.

Për më shumë informacion, klikoni në këtë linl: Thomson Reuters Foundation.

 

 

Leave a Comment