Plotësisht i financuar/ Forumi “Talentet e Gjelbër” në Gjermani

Përshkrimi
Ministria Federale Gjermane e Arsimit dhe Kërkimeve (BMBF) ka organizuar “Talentet e gjelbër – Forumi Ndërkombëtar për Potencialet e Larta në zhvillim të qëndrueshëm”, për të nxitur shkëmbimin ndërkombëtar të ideve në lidhje me zgjidhjet e gjelbra. 25 studiues të rinj nga e gjithë bota nderohen me çmim çdo vit.
Fituesit vijnë nga disiplina të ndryshme shkencore dhe janë të njohur për arritjet e tyre të shquara në bërjen e shoqërive më të qëndrueshme. Talentet e Gjelbër përzgjidhen nga një juri e rangut të lartë të ekspertëve gjermanë.
Konkursi “Talentet e Gjelbër” 2016 do të adresojë efektet e ndryshimit të klimës, ndotjen dhe mbipeshkimin në burimet më të mëdha natyrore të tokës, oqeanet. Këto çështje, si dhe sfidat me të cilat përballet mjedisi jonë në përgjithësi, kërkojnë bashkëpunimin ndërkombëtar kërkimor.
Kriteret
Aplikantët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:
- Fokusi akademik është në zhvillimin e qëndrueshëm dhe puna e tyre ndjek një qasje ndërdisiplinore;
- Të regjistruar në program Master ose janë në posedim të një diplome universitare të nivelit të lartë;
- Kanë arritur notat mbi mesataren dhe kanë njohuri shumë të mirë të gjuhës angleze;
- Të mos kenë një pasaportë gjermane ose të mos jetojnë në Gjermani.
Përfitimet
- Një ftesë në Gjermani në vitin 2016 për të marrë pjesë Forumin Shkencor 2-javor, plotësisht të financuar.
- Një shans për të paraqitur veten dhe punën në diskutime personale të mbajtura si pjesë e takimeve individuale me ekspertë të zgjedhur të tyre (gjatë dy javëve të Forumit Shkencor);
- Një ftesë e dytë në Gjermani në vitin 2017 për një qëndrim kërkimor, të financuar plotësisht deri në tre muaj. Në një vend frymëzues të zgjedhur, talentet e gjelbër do të fitojnë përvoja të reja dhe të avancojnë karrierën e tyre profesionale, ndërsa do krijojnë partneritete afatgjata;
- Akses ekskluziv në “Rrjetin e Talenteve të Gjelbër “, që aktualisht ka 157 potencialet të larta në zhvillimin e qëndrueshëm nga mbi 46 vende.
Si të aplikoni?
Për të aplikuar, ju mund të regjistroheni në këtë LINK. Afati i fundit është 24 Maj 2016.
Për më shumë informacion ju lutemi vizitoni faqen zyrtare, duke klikuar në këtë LINK.