Plotësisht i financuar/ Forum për të rinjtë në Turqi nga UNESCO

Afati i aplikimit: 25 Mars, 2016

Ftohen të rinjtë të marrin pjesë në Forumin Botëror Rinor të Trashëgimisë në 2016: “Në udhëkryqet e Trashëmisë të Shumëllojshme” nga 29 qershori deri më 12 korrik 2016. Forumi është organizuar në kuadër të seancës së 40-të të Komisionit Botëror të Trashëgimisë dhe në kuadrin e Programit të Edukimit të Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s, Komisionit Kombëtar turk për UNESCO dhe Drejtorinë e Menaxhimit të siteve të Stambollit.

Përfaqësues të rinj, të moshave 22-28 vjeç, nga 35 vende do të kenë mundësinë të shkëmbejnë ide, të kontribuojnë në diskutime  lidhur me temat që përfshijnë trashëgiminë e shumëllojshme.

Rreth forumit

Forumi kërkon të thellojë njohuritë e të rinjve dhe theksimin e rëndësisë së:

  • Implementimin e Konventës Botërore të Trashëgimisë
  • Metodave të punës së Komisionit Botëror të Trashëgimisë
  • Sfidat dhe mundësitë e mbrojtjes së vendeve të shumëllojshme të Trashëgimisë Botërore

 

Përfitimet

  • Bashkia e Stambollit do të mbulojë të gjitha shpenzimet e lidhura me udhëtimin, akomodimin, transportin.

Kriteret

Komisioni kombëtar turk i UNESCO-s dhe Drejtoria e Menaxhimit të Site-ve të Stambollit ftojnë të rinjtë tëmarrin pjesë në temat e lidhura me Trashëgiminë Botërore, të cilët janë:

  • Të moshave 22 – 28 vjeçarë
  • Të flasin dhe shkruajnë shkëlqyeshëm gjuhën angleze
  • Shtetas të një nga vendeve anëtare të Komisionit Botëror të Trashëgimisë (Përfshihet edhe Shqipëria)
  • Të përfshirë në fushat e lidhura me trashëgiminë të tilla si: Studimet e Trashëgimisë Botërore (Landscape), Arkitekturë, Planifikim Urban, Inxhinieri ndërtimi, Arkeologji, Sociologji, Trashëgimi Kulturore, Anthropologji, Etnologji, Etnografi, Ekonomi, Histori, Histori Arti, Komunikim, Juridik, Turizëm, Trashëgimi natyrore dhe kulturore, Gjeografi, Marrëdhënie Ndërkombëare
  • Të motivuar, aktivë dhe të interesuar për të implementuar rezultatet  e Forumit në vendet e tyre

Si të aplikoni

Për më shumë informacione lidhur me mënyrën e aplikimit, i gjeni duke vizituar këtë LINK

COMMENTS

Leave a Comment