Plotësisht e financuar/ Bursë Doktorature në Danimarkë

Përshkrimi
Departamenti i Financave në Shkollën e Biznesit të Kopenhagenit hap aplikimet për bursa Doktorature në sektorin e financës. Disa bursa janë në dispozicion nga të cilat njëri është një bursë të përgjithshme në çdo fushë të financave, ndërsa tre bursa janë në fusha të veçanta të financave.
Të gjitha bursa fillimisht mbulojnë një periudhë tre-vjeçare studimi. Zgjatja e financimit është në dispozicion për kandidatët e suksesshëm të cilët dëshirojnë të ndjekin një karrierë universitare.
Kriteret
Për t’u marrë në konsideratë, kandidati duhet të:
- Ketë përfunduar me sukses Masterin para kandidimit si student doktorature në CBS;
- Rrjedhshmëri në Anglisht;
- Nota shumë të mira nga programet e përfunduara më parë;
- Një trajnim bazë në nivvelin Master (i ngjashëm me procesin e 3+2 të Bolonjës).
Bursa
- Bursat janë pozicione plotësisht të paguara, sipas marrëveshjes kombëtare kolektive daneze;
- Bursa përfshin tarifat e shkollimit, hapësirë për zyrë, grante udhëtimi plus një pagë, aktualisht varjon mes 29,104.00 DKK (rreth 3,901.00 Euro) dhe 35,164.00 DKK (rreth 4,713.00 Euro) në muaj, duke përfshirë kontributet për pension, në varësi të vjetërsisë.
Si të aplikoni?
Përveç propozimit të studimit, kërkesa duhet të përfshijë formularin e aplikimit online, të plotësuar, para datës 24 maj të vitit 2016 dhe dokumentet e mëposhtme:
- Kopje të certifikatës Master ose të tjera certifikatave koresponduese të të njëjtit nivel;
- Curriculum vitae të shkurtër (CV);
- Një listë me artikuj dhe publikime dhe një kopje të një punimi të zgjedhur (psh tezën e Masterit);
- Dokument që vërteton aftësitë e gjuhës angleze;
- Dy letra rekomandimi
Për të dërguar letrat e references, ju lutemi dërgojini ato tek Julie de Molade, jdm.fi@cbs.dk.
Për më shumë informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare duke klikuar në këtë LINK.