Përpunues të dhënash/ Vend i lirë pune

Organizata: Caritas Shqiptar
Pozicioni: Përpunues të dhënash
Departamenti: Anti-Trafikimit dhe Migracionit
Vendodhja: Tiranë
Varet & raporton tek: Përgjegjësi i Sektorit
Konteksti/Përmbledhje e punës:
Caritas-i Shqiptar në bashkëpunim me UNHCR ka filluar të zbatojë një projekt të ri i cili do të mbështesë të drejtat e personave me pashtetësi dhe migrantet që hyjnë në Shqipëri. Qëllimi i projektit është që personat me pashtetësisë dhe migrantet në Shqipëri të jetojnë me dinjitet dhe të mbrojtur. Ky qëllim do të arrihet përmes aktiviteteve të mëposhtme: 1) Rritjen e aksesit në dokumentacionin civil për 100 persona me pashtetësi; dhe 2) Të ofrohet mbështetje humanitare për 200 azil kërkuesit, refugjatet dhe migrantet në Shqipëri duke rritur aksesin e tyre në infomacion, këshillim ligjor, ushqim, veshmbathje, trasport dhe përkthim.

Përpunuesi i të dhënave është përgjegjës ditë për ditë për zbatimin e projektit, punën në terren, dizenjimin e mjeteve monitoruese, format e mbledhjes së të dhënave të të gjithë migranteve që hyjne në kufijtë Jugor të Shqiperisë, përgatitjen e raporteve statistikore javore për Caritas-in Dioqezan të Jugut, bashkëpunim me aktore të tjerë institucional, kryerjen e të gjitha aktiviteteve të projektit dhe koordinimin, shpërndarjen dhe monitorimin të produkteve ushqimore (NFIs).
Ky pozicion do të kërkojë 40% të kohës të udhëtojë në zonat ku zbatohet projekti.

Përgjegjesitë Specifike
Koordinon dhe mbikëqyrë aktivitetet e projektit në zonën e përcaktuar.
Organizon dhe zbaton aktivitetet e projektit dhe vjen në ndihme të sektorit.
Dizenjon mjetet e monitorimit, format e mbledhjes së të dhënave.
Mbledh dhe analizon të dhënat e të gjithë migrantëve që hyjnë në kufijtë e Shqipërisë.
Përgatitë raporte mujore statistikore dhe raportin përfundimtare të analizës së të dhënave.
Monitoron zbatimin e aktiviteteve dhe sjell risi në sektor.
Sigurohet që të gjitha aktivitetet janë të koordinuara me Policinë Kufitare dhe Sektorin e Antitrafikimit pranë Caritas-it Shqiptar.
Ndihmon në koordinimin, furnizimin dhe shpërndarjen e ndihmave humanitare.
Mbikqyrë procesin e përzgjedhjes së përfituesve.
Ndihmon në përgatitjen e dokumentacionit të përfituesve, marrëveshjet dhe korrespondecat për zbatimin e projektit.
Të sigurojë dhe të hartojë memorandume, kontrata në bazë të kërkesës apo nevojave të projektit.
Komunikon me përfituesit dhe përfaqësuesit e autoriteteve dhe komuniteteve lokale dhe të angazhohet në mbarevajtjen e këtij komunikimi.

Kualifikimet
Preferohet të ketë përvojë në zbatimin e projekteve humanitare të financuara nga donatorët ndërkombëtarë.

Të jetë diplomuar në Shkencat statistikore, marrëdhënie ndërkombetare, shkenca sociale ose në fusha të ngjashme.

Të ketë experience pune në lidhje me detyrat qe ka në ketë projekt.

Preferohen aftesi të mira teknike në analizat statistikore.
Preferohet experience pune në sektorin jo-qeveritar.
Kërkohet të ketë eksperience punë me migrantet, dhe refugjatët, emergjencat, apo projekte të shpërndarjeve ushqimore.
Të ketë aftësi të komunikojë në menyrë efektive me përfituesit e projektit, policinë, përfaqësues të qeverisë dhe partnerëve lokalë.
Të ketë njohuri të gjuhës arabe.

Të ketë njohuri kompjuterike.

Është e preferueshme të ketë patentë makinë të klasit B

Kërkesat e punës – Njohuritë, Aftësitë, Eksperience
Aftësi në zgjidhjen e problemeve komplekse, si dhe aftësi të mira komunikimi dhe ndërveprimi.
Aftësi të mira drejtuese dhe aftësi për të marrë iniciativa të reja.
Aftësitë për tu adaptuar me situaten dhe për të qënë i gatshëm të punojnë në grup edhe në aktivitete të ngjashme në fushën e projektit.
Njohuri të shkelqyera në gjuhen angleze (me gojë dhe me shkrim).
Të respektojë gjatë punës parimet e doktrines sociale të Kishës Katolike
Afati i pozicionit është për 6 muaj (me mundësi vazhdimi) dhe data e parashikuar e fillimit është 15 Mars 2016.

Ju lutemi të paraqitni pranë zyrave të Caritas Shqiptar ose dergoni me e-mail në adresën
caritasalbania@caritasalbania.org
• Letër Motivimi
• CV

Leave a Comment