“Përfshirja e aktiviteteve sportive”/ Trajnim në Serbi

Afati i aplikimit: 26 Shtator 2015
Kush mund të aplikojë?
Punonjës, lider të rinj, menaxherë projektesh nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Qipro, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Spanja, Turqia
Eventi: 24 Nëntor-2 Dhjetor 2015, Novi Sad, Serbi
Përshkrimi
Trajnimi: “Coordinating large-scale youth sport work events for inclusion”organizuar nga Active Youth in Happy Europe do të mbahet në Novi Sad, Serbia nga 24 nëntori deri më 2 dhjetor 2015.
Organizatorët po përpiqen për të vënë Udhëzimet e BE-së në veprim duke edukuar më shumë punonjësit e Rinj për të rritur pjesëmarrjen në sport nga më shumë njerëz dhe sidomos fëmijët / të rinjtë.
Trajnimi është i bazuar në mënyrën, parimet dhe metodat e edukimit jo-formal me shumë aktivitete sportive.
Kriteret
Pjesëmarrësit duhet të përmbushin kriteret e mëposhtme:
- Të jenë punonjës të Rinj, të përfshirë tashmë ose të gatshëm që të përfshihen në punën me të rinjtë me më pak mundësi përmes aktiviteteve të ndryshme sportive dhe në natyrë;
- Të vijnë nga Shqipëria, Bosnja dhe Hercegovina, Kroacia, Qipro, Italia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, Sllovenia, Spanja, Turqia
- Të gatshëm për të aplikuar dhe të shumëfishuar njohuritë e marra në këtë kurs trajnimi dhe të ndajnë njohuritë e reja me anëtarët e organizatës së tij / saj pasi ai / ajo të kthehet;
- Të jenë në gjendje të marrin pjesë gjatë gjithë kohëzgjatjes së kursit;
- Mbi 18 vjeç
- Të kenë njohuri në gjuhën angeleze
Kostot
Akomodimi dhe ushqimi do të sigurohen nga organizatorët, 70% e shpenzimeve të udhëtimit do të rimbursohen vetëm për mënyrën më të lirë të transportit dhe mundësisht për biletetën e kthimit.
Aplikimi
Për të aplikuar ju duhet të plotësoni formularin e aplikimit dhe ta dërgoni atë në amuse.pancevo@gmail.com. Për më shumë informacione, ju lutemi shkarkoni materialet e mëposhtme :