NOA Albania kërkon të punësojë një Këshilltar Financiar në degën e Kombinatit

Afati i aplikimit:20-08-2015

Identifikimi i mundësive të reja për shitjen e kredive dhe gjenerimi i klientëve të rinj, ndërsa siguron arritjen e targeteve individuale

Detyrat

1. Gjeneron klientë të rinj për rritjen e portofolit dhe i ndihmon klientët të aplikojnë për kredi;

2. Komunikon në mënyrë të vazhdueshme me klientë ekzistues dhe potencialë për oferta dhe produkte të ndryshme;

3. Analizon situatën financiare të klientit;

4. Analizon dhe verifikon kërkesën për të përcaktuar aftësinë paguese të klientit;

5. Identifikon klientë të mundshëm, individë apo biznese, që kanë nevojë për kredi;

6. Bind klientët potencialë për të marrë kredi nga NOA.

Kriteret

1.Diplomë universitare

2. Eksperiencë pune në shitje në terren;

3. Aftësi të mira komunikuese dhe vetëmotivuese;

4. Aftësi të provuara për të gjeneruar dhe mbajtur rrjet kontaktesh

5. Patentë drejtimi automjeti.

Shënime

Jeni të lutur të dërgoni aplikimin tuaj on line duke plotësuar në linkun http://www.noa.com.al/rekrutime/ formën e aplikimit për pozicionin përkatës deri në datën 20 gusht 2015. Forma e aplikimit kërkon edhe një letër motivimi përveç të dhënave të CV-së.

Ju bëjmë me dije se vetëm kandidatët e përzgjedhur do të ftohen për një intervistë nga Departamenti I Burimeve Njerëzore.

Ky publikim është marrë nga portali duapunë.

Leave a Comment