Njoftim për punësim/ Operator Këshillues në ALO 116

Pozicioni: Operator Këshillues në ALO 116
Punëdhënës: ALO 116: Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijët
Vendi: Tiranë, Shqipëri
Kohëzgjatja: Minimumi 1 vit (3 muajt e parë janë periudhë prove)
Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijë – ALO 116 është një shërbim falas këshillimi dhe referimi për fëmijët kudo në Shqipëri. Ky shërbim komunikon me fëmijët nëpërmjet numrave: ALO 116 111 – Linja Kombëtare e Këshillimit për Fëmijë; ALO 116 000 – Linja Kombëtare e Telefonit për Fëmijët e Humbur.
Profili i operatorit: Operatori këshillues do të jetë personi që do të presë telefonatat e fëmijëve, do të bëjë një vlerësim paraprak të telefonatës si dhe do të këshillojë, të konsultojë, rekomandojë dhe informojë fëmijët për çdo shqetësim që ata kanë. Puna është me tre turne përgjatë 7 ditëve të javës. Ditët e pushimit janë të rregulluara në bazë të turneve. Paga e operatorit do të jetë sipas standarteve të përcaktuara nga Kodi i Punës.
Kriteret e pranimit: Kandidati që kërkon të punësohet në rolin e operatorit duhet të përmbushë këto kritere:
a) Të jetë diplomuar në Fakultetin e Shkencave Sociale, degët:
Psikologji ose Punë Sociale;
b) Të jetë i/e gatshëm për të punuar me tre turne;
c) Të ketë të paktën 3 vjet punë dhe eksperiencë në këshillim;
ç) Të jetë i rekomanduar nga dy punëdhënës, të cilët i njohin aftësitë profesionale dhe personale të kandidatit/es, ose të paktën një punëdhënës dhe një pedagog përgjegjës përgjatë studimeve;
d) Të jetë njohës i mirë i gjuhës angleze (nuk janë të nevojshme dokumentat/dëshmitë për ta vërtetuar këtë, pasi do të bëhen testime në anglisht nga ana jonë);
e) Të ketë experiencë pune apo praktike mësimore me fëmijët;
f) Të mos jetë akuzuar apo dënuar më parë për vepra penale ndaj fëmijëve.
Dokumentacioni i pranimit (Sigurohuni që këto dokumenta të dergohen
elektronikisht):
a. Formulari i plotësuar i Aplikimit për Punësim i ALO 116 Shqipëri.
Këte forme e gjeni bashkangjitur;
b. Fotokopje të Diplomës dhe listës së notave;
c. CV;
d. Dy Rekomandime (rekomandimet duhen të jenë nga punëdhënës apo
supervizorë tuaj së bashku me kontaktet e tyre. Rekomanduesit nuk duhet të jenë persona që kanë lidhje gjaku apo lidhje familjare me aplikuesin).
e. Dëshmi Penaliteti, vetëm për ata kanddiatë që do të kalojnë në fazën
finale të intervistimit.
Afati përfundimtar për dorëzimin e aplikimeve është data 31 Tetor 2017, ora 12:00. Aplikimet bëhen vetëm elektronikisht tek adresa e emailit alo116@alo116.al me subjekt: “Aplikim për Punësim pranë ALO 116”, si dhe emrin dhe mbiemrin e aplikantit. Formulari i Aplikimit bashke me dokumentat e tjerë te kerkuara ne këtë thirrje duhet të dergohen vetem në rruge elektronike në adresen e mësiperme.
Asnjë dosje aplikimi nuk do të merret në konsideratë nëse nuk është e plotë. Vetëm kandidatët që do të kalojnë në intervistë do të njoftohen për vazhdimin e procedurave të mëtejshme të intervistimit. ALO 116 është punëdhënës që garanton mundësi punësimi të barabarta për të gjithë.
Për më shumë informacion na vizitoni ne faqen tone te internetit www.alo116.al
ALO 116
Albanian National Child Helpline
Mail Address: Kutia Postare 1738, Tirana / Albania Office Address: Rr. Perlat Rexhepi, Pallati ANA, Ap. 18, Kati 7, Tirane
Office phone: + 35542265741 www.alo116.al;
Njoftimi zyrtar mund të gjendet në këtë LINK