Njoftim nga Ambasada Amerikane/ Program për të rinjtë

Jeni të interesuar për të vazhduar arsimimin tuaj në Shtetet e Bashkuara të Amerikës? Aplikoni në Konkursin e Klubit të Kolegjit të Arsimit, një program këshillues që ndihmon studentët e gjimnazit me arritje të shkëlqyera akademike, që të jenë aplikantë të denjë për të vazhduar studimet në kolegjet dhe universitetet në Amerikë. Pjesëmarrësit do të angazhohen me mësime, aktivitete në komunitet, ushtrime për shkëmbime kulturore dhe teste përgatitorë, për një periudhë prej 9 muajsh. Këto aktivitete do t’i përgatisin nxënësit nga ana sociale dhe akademike për të qenë të aftë që të studiojnë në Amerikë.
Për të aplikuar ju duhet që:
- Të jeni një nxënës i shkollës së mesme (këtë vit shkollor do të filloni klasën e 10 ose të 11)
- Të keni rezultate shumë të mira të arritjeve akademike
- Të jeni i interesuar për të studiuar në Amerikë
Nëse keni ndonjë pyetje për këtë program ose nëse dëshironi të aplikoni, ju jutem dërgoni një e-mail në adresën info@educationusa.al
Afati i fundit i aplikimit është më 30 gusht 2018 në orën 16:00.