“Ndryshimi 1 milion dollarësh”/ Aplikoni në Konkursin më të madh në botë për sipërmarrësit

Afati i aplikimit: 26 Gusht 2015
Kush mund të aplikojë?
Sipërmarrës social fitimprurës dhe jo- fitimprurës nën 30 vjeç nga e gjithë bota
Çmimi: Fituesi do të përfitojë $500,000 USD
Përshkrimi
Konkursi i Forbes për Ndryshim 1 milion dollarësh është eventi më i madh i organizuar ndonjëherë për sipërmarrësit e rinj social. Konkursi fton sipërmarrësit sociale me ide të jashtëzakonshme, me potencial për të ndryshuar botën. Konkursi është i hapur edhe për sipërmarrjet fitimprurëse, dhe për ato jo- fitimprurëse.
Ky nuk është një konkurs plan biznesi – organizatat apo kompanitë duhet të jetë tashmë në veprime ekonomike dhe çmimi i fituar duhet të shfrytëzohet për të përshpejtuar idetë më premtuese.
Konkursi është duke kërkuar për ekipe me ide të jashtëzakonshme, me potencialin për të patur një ndikim shumë të madh. Juri është në kërkim të zgjidhjeve në fushat e arsimit, varfërisë ekstreme, qëndrueshmërisë, shëndetit global dhe problemi tjetër social.
Kriteret
Konkursi është i hapur për:
- Sipërmarrës aktivë social, të cilët kanë lindur pas 6 tetorit 1985, të cilët janë themelues, bashkë-themelues, ose me titull më të lartë ekzekutiv në organizatën e tyre;
- Aplikantë me vendodhje kudo në botë;
- Ata që tashmë janë të angazhuar në mënyrë aktive në një sipërmarrje sociale;
- Finalistët duhet të jenë në dispozicion për të udhëtuar në Filadelfia, PA, SHBA më 5-6 tetor 2015 për të marrë pjesë në Samitin e Forbes për personat në 30 vjeç.
Çmimet
Pesë ose gjashtë finalistë, të përzgjedhur nga të gjithë konkurrentët, do të marrin një çmim prej $ 100,000 USD. Ata pastaj do të konkurrojnë në skenën e në Samitit të Forbes për personat nën 30 vjeç, në Filadelfia më 6 tetor 2015 para 2.000 mentorëve të rangut botëror dhe sipërmarrësve të rinj.
Fituesi i madh do të marrë të paktën $ 400.000 USD para shtesë dhe mbështetje në mënyra të tjera, duke e çuar totalin e tyre për dhënien e çmimit në të paktën 500.000 $ USD.
Si të aplikoni?
Afati i aplikimit në konkurs është 26 gusht 2015. Paraqitja Konkursi konsiston në 30 pyetje që kërkojnë përgjigje të shkurtra për t’u përfunduar, të ngarkoni dokumente, dhe të krijoni video të shkurtra. Për të marrë pjesë në konkurs ju lutem regjistrohuni në faqen zyrtare KËTU dhe të plotësoni formularin e aplikimit.
Të gjitha aplikimet duhet të dorëzohen në HeroX.com. Aplikimet do të shfaqen në Universitetin e Pensilvanisë. Finalistët do të shpallen në fillim të shtatorit, para se të konkurrojnë në fazën kryesore në Samitin e Forbes më 6 tetor.
Për më shumë informacion, ju lutemi referojuni faqes zyrtare.