“Ndryshimet e Klimës”/Aplikoni në Konkursin për të rinjtë

Afati i aplikimit: 17 Gusht 2015
Kush mund të marrë pjesë?
Të rinj të moshës 18 -30 vjeç
Çmimi: udhëtim vajtje-ardhje i sponsorizuar për COP21/CMP11 në Paris, Francë
Përshkrimi
Tvebiomovies është një konkurs filmi, tani në vitin e gjashtë, dhe i hapur për njerëzit në mbarë botën me akses në një aparat fotografik. Mendoni për një projekt apo fushate ku ju jeni të përfshirë për të “luftuar” ndryshimin e klimës, një veprim i cili bind prindërit tuaj, shkollën apo kolegjin për të ndërmarrë veprime në favor të klimës. Disa pyetje kyçe që kërkojnë përgjigje janë:
- Pse zgjodhët që të angazhoheni në këtë aktivitet?
- Cilat ishin disa nga gjërat kryesore që ndodhën?
- Cilat ishin disa nga sukseset?
- Ku kanë ndodhur këto suksese (në nivel lokal, kombëtar ose ndërkombëtar)?
- Si mundet të rinjtë nga vende të ngjashme të përsërisin aktivitetet që janë zbatuar?
Kriteret
Tvebiomovies është duke kërkuar për histori krijuese, frymëzuese, rreth asaj që ju keni bërë për ndryshimin e klimës. Aplikimet do të vlerësohen, bazuar në këto kritere:
- Përmbajtja: Videoja duhet të ketë pastërti dhe efektivitet, duke dokumentua një histori në lidhje me ndryshimin e klimës, duke promovuar veprime dhe / ose ofrimin e zgjidhjeve të reja
- Inovacioni, origjinaliteti, dhe ndikimi: tregimi i një historie rreth klimës në një mënyrë të freskët dhe të pazakontë, tërheqëse për një audiencë të gjerë dhe të ;
- Ekspertizë teknike: Cilësia e kameras dhe audios, efektiviteti i redaktimit dhe qartësisë së shkrimit.
Çmimet
- Udhëtim vajtje-ardhje për pjesmarrjen në Konferencën Ndërkombëtare për Ndryshimet Klimaterike në Francë, nga 30 Nëntori në 11 Dhjetor (duke përfshirë akomodimin dhe të tjera shpenzime)
Si të aplikoni?
- Bëni një film 3 minutësh rreth veprimit që do të përshkruani për ndryshimin e klimës;
- Përfundoni aplikimin tuaj duke përdorur formularin online;
- Videoja mund të regjistrohet në çdo gjuhë, por duhet të vendosen titrat anglisht;
Për më shumë informacione, klikoni në faqen zyrtare