Mundësia për t’u bërë globalë me startupin tuaj – GoGlobal Prize

Themeluesi i TAG Tirana LocalEyes ka lançuar një iniciativë të re që synon të mbështesë startupe të regjistruara / projekte startupe brenda kompanish ekzistuese që kanë potencialin më të lartë që të arrijnë tregje globale. Paketa e GoGlobal Prize që përfshin: 10 000 EUR cash në shkëmbim të aksioneve, asistencë në modelin e biznesit, financiare, ligjore, mbështetje në koordinimin dhe fushatën e ngritjes së mëtejshme të fondeve, një muaj akselerim në GoGlobal Academy në Milano, Itali, synon të zbulojë dhe mbështesë potencialet më të larta në fushën dixhitale. Duke nisur nga Shqipëria, iniciativa do të përhapet kudo ku LocalEyes ka zyra në botë.
GoGlobal Prize në Shqipëri koordinohet dhe promovohet nga TAG Tirana.
Faqja e internetit ku mund të lexohen të gjithë informacionet lidhur me aplikimin dhe të dërgohen aplikimet është: www.goglobalprize.com
Për informacione specifike mbi konkursin, kontaktoni:
info@goglobalprize.com
tirana@talentgarden.org