Mundësi studimi me bursë në Universitetin Bridgeport

Afati I përfundimit: 1 Prill 2017

Kush mund te aplikoje? Studentët ndërkombētarë

Bursa përfshin: mbulimin e plotē të kostos së shkollimit dhe akomodimin.

Bursat jepen për studime në Universitetin e Bridgeport (Bridgeport University)

Pranueshmëria
Aplikantët duhet të kenë aftësi të plotë të gjuhës angleze dhe të kenë ekuivalentin e një note të përgjithshme mesatare (GPA) 3.5  ose më e lartë në një shkallë prej 4.

Përzgjedhja përfundimtare do të bëhet në bazë të potencialit të nxënësit për rritje, performancës akademike, përfshirjen e komunitetit, dhe lidershipit , siç tregohet nëpërmjet transkripteve akademike, rezultateve të testit, letër e këshilltarit për nominim, dhe esesë plotësuese të studentit.

 

Çfarë përfshijnë bursat?

Kostoja e plotë e shkollimit dhe tarifat;

Kostoja e dhomës  në një konvikt në kampus për kohëzgjatjen e katër viteve të studimeve universitare që bëhen për herë të parë.

 

Studentët që marrin këtë bursë duhet të:

Paguajnë një tarifë minimale strehimi çdo semestër

Regjistrohen dhe të paguajnë sigurimin e detyrueshëm shëndetësor për Universitetin e Bridgeport

 

Studentët do të zgjidhen në bazë të performancës së tyre akademike në studimet e tyre të shkollave të mesme dhe përmes një nominimi të dhënë nga këshilltari i shkollës së mesme të studentit. Nominimet nga burime të tjera nuk do të pranohen.

Si mund të aplikoni?

Për të aplikuar klikoni këtu  .

Për më tepër informacion klikoni këtu .

 

Leave a Comment