Mundësi studimi me bursë në Turqi

Afati i aplikimit:31 mars, 2017

Aplikimet janë të hapura për Bursat Turkiye Burslari 2017. Bursat ofrohetn për kandidatët që dëshirojnë të studiojnë në nivel Ba të studimeve në Turqi. Përveç kësaj për tu ofruar studentëve mundësi të arsimit në cilësi ndërkombëtare, Turqia gjithashtu ofron një pasuri të njohurive, përvojës dhe ekspertizës, dhe hap dyert për arsimin parauniversitar për studentët e suksesshëm ndërkombëtarë nga e gjithë bota.

Çfarë mbulon bursa:

Pagesë mujore;
Tarifën e plotë shkollimit;
1-vit Kursi i gjuhës turke;
Strehim në konvikt;
Biletë e udhëtimit;
Sigurim shëndetsor.

Kriteret e aplikimit:

Aplikacionet janë ekskluzivisht për të gjithë kandidatët nga të gjitha vendet, që dëshirojnë të studiojnë në nivel të parë të studimeve;
Aplikantët universitarë duhet të kenë lindur jo më parë se 1 Janar 1996;
Kandidatët të cilët do të aplikojnë për bursat duhet të kenë mbaruar shkollën e mesme ose të jetë në gjendje për tu diplomuar në fund të këtij viti akademik;
Kandidatët duhet të kenë një nivel minimal arritjesh prej 90% për programet e mjeksisë, stomatologjisë dhe farmacisë; dhe 70% për programe të tjera;
Studentët të cilët janë duke studiuar në Turqi nuk lejohen të aplikojnë në nivelin që ata tashmë janë duke studiuar.

Kriteret e përzgjedhjes

Përzgjedhja e kandidatëve bëhet në bazë të arritjeve akademike dhe performancës së intervistës.  Bursa Türkiye është një program i bazuar në suksesin akademik të kandidatëve. Kriteret akademike e aplikantëve do të maten në bazë të këtyre dokumenteve:

Notat e diplomës;
Notat e përgjithshme mesatare të marra deri në afatin e fundit;
Nota e pranimit në Universitet (nëse ka);
Provimin e Diplomimit (nëse ka);
Pikët e testit ndërkombëtar (nëse ka);
Pikët e vlerësimeve të tjera akademike

Filloni aplikimin këtu

Për më shumë informacion, klikoni këtu

Leave a Comment