Mundësi studimi me bursë në Turqi

Afati i aplikimit: 21 Prill 2017
Shtyhet Thirrja për Aplikime për Bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Anadollit, Turqi, për vitin akademik 2017-2018
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Anadollit, Turqi, për semestrin e I-rë të vitit akademik 2017-2018.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;

Kohëzgjatja e bursave:
– Bachelor (5 muaj);
– Master (5 muaj);

Fushat e studimit:
– Gjuhë e Huaj;
– Drejtësi;
– Ekonomiks;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Anadollit klikoni në adresën:
http://abp.anadolu.edu.tr/en/akademik/lisans

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj);
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentëtqëpërfitojnëngamobiliteti Erasmus+ nuk do tëpaguajnëasnjëtarifëpërshkollimnëuniversitetinpritës. Studentët do tëvazhdojnëtëpaguajëshkollimin e tyredhe/osetarifat e regjistrimitnëuniversitetin e tyretëorigjinës.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Bachelor:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht);
– Listë notash (të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose turke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës turke ose angleze në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
– Formulari i Aplikimit (http://www.unitir.edu.al/…/THIRRJA_Anadollit_student._21.03…)
– Formulari për Vendqëndrimin(http://www.unitir.edu.al/…/THIRRJA_Anadollit_student._21.03…)
– Dokumeti Learning Agreement*(http://www.unitir.edu.al/…/THIRRJA_Anadollit_student._21.03…)
*Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Dokumentat e nevojshme për aplikim për nivelin Master:
– CV;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti (të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht);
– Diplomë Bachelor;
– Listë notash Bachelor(të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht);
– Listë notash Master(të përkthyer në mënyrë zyrtare në Turqisht ose Anglisht);
– Letër motivimi (në gjuhën angleze ose turke në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit);
– Certifikata e gjuhës së huaj (niveli B1 i gjuhës turke ose angleze në varësi të gjuhës në të cilën zhvillohet programi i studimit)
– Formulari i Aplikimit (http://www.unitir.edu.al/…/THIRRJA_Anadollit_student._21.03…)
– Formulari për Vendqëndrimin (http://www.unitir.edu.al/…/THIRRJA_Anadollit_student._21.03…)
– Dokumeti Learning Agreement* (http://www.unitir.edu.al/…/THIRRJA_Anadollit_student._21.03…)
*Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment