Mundësi studimi me bursë në Spanjë

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin e Almerias, në Spanjë, për semestrin e parë të vitit akademik 2017-2018.
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin e Alemerias në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian, për studentët e UT-së për studime, për vitin akademik 2017-2018.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar në programin e studimit Bachelor pranë UT, si dhe të mos kenë ndjekur programe shkëmbimi më shumë se 7 muaj në kuadër të programit Erasmus +. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e tretë);
Kohëzagjatja e bursave:
-Bachelor (5 muaj);
Fushat e studimit:
– Ekonomiks;
– Kontabilitet;
– Financë;
– Manaxhim dhe Administrim;
– Marketing;
– Gjuhë angleze;
– Gjuhë spanjolle.
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Almerias klikoni në adresën:
– http://cms.ual.es/UAL/en/estudios/grados/index.htm
Kurset e ofruara në gjuhën angleze janë të kufizuara, për këtë arsye mund të kosultoheni me linkun:
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/degreedocument.pdf
http://cms.ual.es/…/documents/documento/coursesinenglish.pdf
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Procedura e Aplikimit dhe Dokumuentat e nevojshme për aplikim:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Foto personale;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti i nivelit Bachelor;
– Listë notash (të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
– Certifikatë e gjuhës së huaj (gjuhës angleze apo spanjolle) e nivelit B1;
-*Learning Agreement;
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti** dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf
Gjatë shkëmbimit studentët duhet të ndjekin minimalisht 3 kurse të ndryshme lëndësh!
Afati për aplikim: 06 Qershor 2017
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt, emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe universitetin në të cilin po aplikoni.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Leave a Comment