Mundësi studimi me bursë në Luksemburg

Hapet Thirrja për Aplikime për Bursa për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut, në Luksemburg
Në kuadër të programit Erasmus+ është hapur thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e Universitetit të Tiranës në Universitetin e Luksemburgut për semestrin e dytë të vitit akademik 2017-2018.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
Kohëzagjatja e bursave:
– Master (5 muaj);
Fushat e studimit:
– Financë;
– Ekonomiks;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti i Luksemburgut klikoni në adresën:
http://wwwen.uni.lu/studies/masters 
Disa nga programet e studimit për nivelin Master ofrohen në gjuhët:
(FR= French, DE= German, LU= Luxembourgish, EN= English)
Për kurset në gjuhen angleze klikoni në linkun:
http://wwwen.uni.lu/etu…/mobilite/incoming_exchange_students 
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
– Kostot e udhëtimit (275 EUR)
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus+ nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën EN/FR/DE/LU);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Diplomë e nivelit Bachelor;
-Listë notash e nivelit Bachelor (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU në vartësi të programit të studimit);
-Listë notash e nivelit Master (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën EN/FR/DE/LU në vartësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi në gjuhën EN/FR/DE/LU në vartësi të programit të studimit;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (EN/FR/DE/LU niveli B2 në vartësi të programit të studimit );
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Mobility Plan’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin e Luksemburgut lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e dytë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e dytë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.

Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti Prof. Assoc. Ervin Demo dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Afati për aplikim: 12 Shtator 2017
Dokumentet duhen dorzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si edhe të dërgohen të skanuara në adresën iro@unitir.edu.al

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment