Mundësi studimi me bursë në Greqi

Shtyhet thirrja për bursa për Studentët e Universitetit të Tiranës në kuadër të Programit Erasmus + në Universitetin Aegean, Athinë, Greqi.
Në kuadër të Programit Erasmus+ është shtyrë thirrja për aplikime për bursa për mobilitete për studentët e nivelit Master /PhD të Universitetit të Tiranës në Universitetin Aegean, Athinë, Greqi.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për shkrimin/hulumtimin e tezës së tyre;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master;
Kohëzagjatja e bursave:
-3 muaj;
Fushat e studimit:
– Financë dhe Administrim;
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga Universiteti Aegean, klikoni në adresën:
http://erasmus.aegean.gr/…/agean_erasmus_mobility/aegean-e…/
Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor 800 Euro në muaj për studentët;
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit MA:
-CV (në gjuhën angleze/greke);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
– Diplomë dhe listë notash të nivelit Bachelor;
-Listë notash (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze/greke në vartësi të programit të studimit);
-Letër Motivimi mbi shkrimin / hulumtimin e tezës (në gjuhën angleze/greke në vartësi të programit të studimit);
-Certifikatë e gjuhës së huaj B2 (Anglisht/Gregisht në vartësi të programit të studimit);
-*Learning Agreement;
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti Prof. Assoc. Ervin Demo dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt: “Aplikim për bursë në Universitetin Aegean, emrin dhe mbiemrin tuaj”.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Afati për aplikim: 11 Korrik 2017

Për më shumë infomacion klikoni këtu

Leave a Comment