Mundësi studimi me bursë në Angli

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Universitetin Staffordshire, Angli
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Universitetin Staffordishre, në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian, për stafin akademik të UT-ës për trajnim dhe për studentët e UT-së për studime, për semestrin e pare të vitit akademik 2017-2018.

Llojet e mobilitetit përfshijnë:
– Shkëmbimin e studentëve për studime;
– Shkëmbimin e stafit akademik për trajnim.

Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Master (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Master në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e dytë);
– Doktoraturë (studentët duhet të jenë të regjistruar në një program studimi Doktorature në Universitetin e Tiranës. Nuk mund të aplikojnë dot studentët e regjistruar në vitin e fundit).

Fushat e studimit:
– Administrim Biznes dhe Ekonomiks
– Shkenca Kompjuterike
Katalogu i kurseve:
http://www.staffs.ac.uk/

Kohëzagjatja e bursave:
– Master, Doktoraturë (4 muaj);
– Shkëmbimi i stafit akademik për trajnim në fushën e Administrim Biznesit dhe Ekonomiksit (15 ditë ose 60 ditë);
– Shkëmbimi i stafit akademik për trjanim në fushën e Shkencave Kompjuterike (7 ditë)

Bursat përfshijnë:
– Kompensimin mujor (850 EUR në muaj për studentët/140 EUR në ditë për stafin)
– Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij të origjinës)
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni:
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre të origjinës.

Procedura e Aplikimit dhe Dokumentet e nevojshme për aplikim:
Dokumentet e nevojshme për aplikim për studentët e nivelit Master:
-CV (në gjuhën angleze);
-Kopje e Pasaportës;
-Vërtetim studenti;
-Listë notash master (duhet të përkthehet në mënyrë zyrtare në gjuhën angleze);
-Letër Motivimi në gjuhën angleze (maksimumi 500 fjalë);
-Letër Rekomandimi;
-Certifikatë e gjuhës së huaj (IELTS minimumi 6.0 dhe 5.5 pikë për çdo element);
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Staffordshire lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti** dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet e nevojshme për aplikim për nivelin Doktoraturë:
– CV (në gjuhën angleze);
– Listë e publikimeve;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti;
– Listë notash doktorature;
– Letër motivimi + Përshkrim të temës së kërkimit (maksimumi 500 fjalë);
– Letër Rekomandimi;
– Certifikatë e gjuhës së huaj (IELTS minimumi 6.0 dhe 5.5 pikë për çdo element);
– Plani i projektit kërkimor;
-*Learning Agreement;
* Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the mobility’’. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihen në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin Staffordshire lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Nëse ju nuk do të frekentoni lëndë dhe nuk do të merni kredite në universitetin pritës por do të shkoni vetëm për hulumtim atëherë duhet ta përcaktoni këtë gjë në dokumentin Learning Agreement.
Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel fakulteti dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet e nevojshme për aplikim për stafin akademik për trajnim:
– CV+ lista e publikimeve (në gjuhën angleze);
– Kopje e Pasaportës;
– Letër motivimi;
– Profili i kërkimit;
– Certifikata e gjuhës së huaj që vërteton njohuritë e gjuhës angleze;
– Plani i mobilitetit për trajnim*;
*Mobility Plan është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar aktivitetet që do të zhvillohen gjatë periudhës së mobilitetit. Ky dokument firmoset nga aplikanti dhe në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus + Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Planit te Mobilitetit klikoni në adresën:
http://www.unitir.edu.al/…/Bursat/Training_Mobility_Plan.pdf

Afati për aplikim: 05 Maj 2017
Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës, Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt, emrin dhe mbiemrin tuaj si dhe universitetin në të cilin po aplikon.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment