Mundësi studimi me bursë

A jeni një i ri i interesuar për studimin e degëve të lidhura me biznesin. teknologjinë dhe marketingun? Azily ka hapur tani aplikimet për programin e bursave Azily.

Kriteret e aplikimit:

Mund të aplikojnë studentët që kanë përfunduar shkollën e mesme ose Bachelorin.
Studentët që kanë peërfunduar Bachelorin duhet të kenë studiuar Biznes, Marketing, IT ose Komunikim.

Sa është vlera monetare e bursës që ofrohet:
Bursa që ofrohet shkon në 1000$.

Si të aplikoni:

Shkruani një ese ku flisni për njërën nga këto tema (700-1000 fjalë):

Cili është rrjeti juaj social i preferuar dhe pse?
Cila do të ishte zgjedhja juaj për rrjetet sociale të gjeneratës tjetër
Instagram vs Snapchat. Sa shpesh i përforni këto të dyja në telefonin tuaj dhe cili është i preferuari juaj?

Pasi të keni përfunduar këtë, dërgoni një email në adresën scholarshi@azily.com duke përfshirë dhe dokumentet e mëposhtme:

Detaje personale
Emrin e shkollës
Fushën e studimit
Çdo dokument që mund të vërtetojë që jeni student.

Afati i aplikimit: 30 Maj 2017

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment