Mundësi studimi Bachelor me bursë

Hapet Thirrja për Bursa në Programin Erasmus + në Middle East Technical University, në Ankara, për semestrin e parë të vitit akademik 2017-2018
Universiteti i Tiranës hap thirrjen për aplikime për bursa për mobilitete në Middle East Technical University, në Ankara, Turqi në kuadër të programit Erasmus + të Komisionit Europian, për studentët e UT-së për studime, për vitin akademik 2017-2018.
Llojet e mobilitetit përfshijnë:
-Shkëmbimin e studentëve për studime;
Nivelet e mobilitetit për studentët:
– Bachelor (studentët duhet të jenë të regjistruar dhe të kenë ndjekur një vit
studimi të nivelit Bachelor pranë UT)

Kohëzagjatja e bursave:
-Bachelor (5 muaj);
Fushat e studimit:
Për t’u njohur me katalogun e programeve të studimit të ofruara nga
Universiteti i METU klikoni në adresat:
– http://catalog.metu.edu.tr/
– http://oibs3.metu.edu.tr/View_Program_Course_Details_64/main.
php
Bursat përfshijnë:
-Kompensimin mujor (800 EUR në muaj për studentët);
-Kostot e udhëtimit (në varësi të distancës midis universitetit pritës dhe atij
të origjinës);
Për të përcaktuar distancën ju lutem referohuni
http://ec.europa.eu/programm…/erasmus-plus/…/distance_en.htm
Studentët që përfitojnë nga mobiliteti Erasmus + nuk do të paguajnë asnjë
tarifë për shkollim në universitetin pritës. Studentët do të vazhdojnë të
paguajnë shkollimin e tyre dhe/ose tarifat e regjistrimit në universitetin e tyre
të origjinës.
Procedura e Aplikimit dhe Dokumuentat e nevojshme për aplikim:
Dokumentat e nevojshme për aplikim për studentët Bachelor:
– CV (në gjuhën angleze);
– Foto personale;
– Kopje e Pasaportës;
– Vërtetim studenti i nivelit Bachelor;
– Listë notash (të përkthyera zyrtarisht në gjuhën angleze);
– Letër Motivimi (në gjuhën angleze);
– *Certifikatë e gjuhës së huaj e lëshuar nga Universiteti i Tiranës, minimalisht
e nivelit B1;
* Për të shkarkuar formatin e certifikatës së gjuhës lëshuar nga UT klikoni
në: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Metu_22_5_2017/English
Proficiency Document.pdf
– *Letër Konfirmimi nga UT (e tërhiqni pranë rektoratit UT, pasi paraqisni një
vërtetim studenti);
* Për të shkarkuar formatin e Letrës së Konfirmimit klikoni në:
http://www.unitir.edu.al/images/Bursat/Metu_22_5_2017/Home
University Confirmation Letter.Student.pdf
-* Formati i Aplikimit të Studentit;
* Për të shkarkuar Formatin e Aplikimit për Studentë klikoni në:
http://www.unitir.edu.al/…/Bur…/Metu_22_5_2017/IncomingStude
ntApplicationForm.pdf
-*Learning Agreement;
*Learning Agreement është një kontratë midis universitetit të origjinës dhe aplikantit dhe shërben për të përcaktuar lëndët që do të zhvilloni në universitetin pritës. Ju duhet të plotësoni vetëm seksionin e parë ‘‘Before the Mobility. Në tabelën A përcaktohen lëndët dhe kreditet që do të merrni në universitetin pritës, në tabelën B përcaktohet se cilat prej lëndëve të Tabelës A do të njihet në Universitetin e Tiranës kur ju të keni përfunduar periudhën e shkëmbimit.
KUJDES: Ju duhet të përzgjidhni të kryeni në Universitetin METU lëndë të njëjta me ato që do të kryenit në semestrin e parë në fakultetin tuaj, kjo në mënyrë që lëndët dhe kreditet t’ju njihen kur të ktheheni. Nëse lëndët e përzgjedhura ndryshojnë nga ato që do të zhvillonit në fakultetin tuaj semestrin e parë, atëherë kur të ktheheni duhet të zhvilloni/frekuentoni lëndët që nuk përshtaten në Universitetin e Tiranës. Dokumenti ‘‘Learning Agreement’’ tek seksioni ‘‘Commitment’’ firmoset nga
aplikanti, më pas nga koordinatori akademik në nivel departamenti** dhe në fund në Rektorat nga Koordinatori Institucional i Erasmus +, Z. Elton Skendaj.
Për të shkarkuar formatin e Learning Agreement klikoni në
adresën: http://www.unitir.edu.al/imag…/Bursat/Learning_Agreement.pdf

Dokumentet duhen dorëzuar dorazi në Rektoratin e Universitetit të Tiranës,
Drejtoria e Komunikimit, Sektori i Marrëdhënieve me Jashtë si dhe duhet të
dërgohen të skanuara në e-mailin iro@unitir.edu.al me subjekt, emrin dhe
mbiemrin tuaj si dhe universitetin në të cilin po aplikoni.
Për më shumë informacion mbi bursat mund të na kontaktoni në adresën: iro@unitir.edu.al

Për më shumë informacion klikoni këtu

Afati i aplikimit: 06 Qershor 2017

Për më shumë informacion klikoni këtu

Share This:

Leave a Comment