Mundësi punësimi/ Specialist pranë Sektorit të Hapjes për Risi Rinore

Në zbatim, Kodit të Punës së Republikës së Shqipërisë, të Vendimit të Këshillit të Ministrave  Nr. 638, Datë 06.11.2017 ˝Për krijimin, organizimin dhe funksionimin e Agjencisë për Dialog dhe Bashkëqeverisje˝, Agjencia për Dialog dhe Bashkëqeverisje shpall konkurimin për vend  të lirë pune në pozicionin:

Specialist, pranë Sektorit të Hapjes për Risi Rinore, Drejtoria e Menaxhimit të Qendrave për Hapje dhe Dialog (COD)

DETYRAT DHE PËRGJEGJËSITË

  • Punon mbi materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika mbi risinë rinore.
  • Harton materialet dhe dokumentet e nevojshme për organizimin e aktiviteteve me tematika mbi risinë rinore;
  • Përpunon, përgatit dhe dizenjon ftesat, afishet, katalogët, videot dhe identitetin vizual të çdo sezoni apo aktiviteti në ADB/COD.
  • Në bashkëpunim me stafin, ndihmon në zhvillimin e ekspozitave të autorëve vendas dhe të huaj;

 KËRKESA TË PËRGJITHSHME PËR KANDIDATËT

  • Të ketë mbaruar studimet universitare bachelor;
  • Të ketë njohuri të mira të gjuhës angleze;
  • Të ketë aftësi të mira komunikuese dhe të bashkëpunimit në grup.

PAGA PËR POZICIONIN: ËSHTË NË KATEGORINË (IV-a)

PARAQITJA E DOKUMENTEVE:

Kandidati duhet të paraqesë në Agjencinë për Dialog dhe Bashkëqeverisje në adresën: Kryeministria, Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, Nr. , Tiranë
ose në adresën e e-mailit: cod@kryeministria.al, këto dokumenta:

–        Kërkesë për aplikim;
–        CV;
–        Fotokopje të diplomës dhe listës së notave;
–        Fotokopje të librezës së punës;
–        Fotokopje të çertifikatave të kualifikimit (nëse ka);
–        Fotokopje të dëshmive të gjuhëve të huaja dhe kompjuterit (nëse ka);
–        Vërtetimin e gjendjes gjyqësore;
–        Të paktën një letër rekomandimi;
–        Një numër telefoni si dhe adresën e plotë për t’u kontaktuar.

* (Mosparaqitja e plotë e dokumentave brenda dates 15 qershor 2018, sjell skualifikim të kandidatit).

Për mënyrën e aplikimit, klikoni në këtë LINK

 

Leave a Comment