Mundësi punësimi/ Specialist komunikimi

MEGATEK, hipermarketi me i madh i tipit “Do It Yourself” ne Shqiperi. i cili ofron shitje me shumice dhe pakice, po kërkon te punesoje:
Specialist Komunikimi
Qellimi i Pozicionit: Ndjek të gjitha komunikimet që lidhen dhe ndikojnë në imazhin e markës.
Detyrat dhe Pergjegjesite:
- Ndjek marrëdhëniet me mediat.
- Ndjek realizimin e broshurës Megatek brenda afatit të vendosur paraprakisht sipas strukturës së miratuar.
- Ndjek shpërndarjen e broshurës, kontratat me kompanitë shpërndarëse dhe monitoron ekzekutimin e planit të shpërndarjes.
- Ndjek shpërndarjen e fletëpalosjeve dhe cdo materiali tjeter te printuar.
- Ndjek realizimin e cdo materiali që mban logon Megatek.
- Përditëson dhe ndjek detyra të deleguara për të siguruar progres deri në afatin e paracaktuar.
- Ndjek cdo aplikim të bërë të logos, në dyqan dhe jashtë dhe ndërmerr e veprime korrigjuese me aprovimin e Drejtuesit të Departamentit.
- Kontrollon dhe sigurohet për cilësinë, sasinë dhe çmimin e çdo materiali marketing të ofruara nga palë të treta. Raporton rastet kur evidenton mosperputhje me marreveshjen e miratuar.
- Përpilon materialin komunikues nëpërmjet mediave sociale sipas udhëzimeve apo një plani të përcaktuar më parë.
- Ndjek materialin e komunikimit audio in-store, parking dhe në të gjithë territorin e Megatek.
- Të tjera detyra sipas udhëzimeve Drejtuesi i Departamentit të Marketingut.
Kualifikimet dhe Aftësitë e Kërkuara:
Edukimi: Diplomë Universitare në: Shkenca Komunikimi, Gazetari, Marketing ose fusha të lidhura ,e to.
Eksperiencë pune: Te pakten 2 vjet pune ne pozicione te ngjashme
Aftësite:
- Aftesi te shkelqyera komunikimi.
- Njohuri shume te mira te mediave sociale
- Aftesi te shkelqyera analitike dhe prezantimi, duke perfshire aftesine e ndjekjes se disa projetketeve njeherazi
- Eficence gjate punes nen presion, afateve dhe oreve shtese per te kompletuar detyrat e percaktuara.
- Aftesi per te punuar ne grup.
Aftesi te tjera:
- Njohuri shume te mira te gjuhes angleze.
- Njohuri shume te mira te aplikimeve te Microsoft Office.
Procedura e Aplikimit:
Per te aplikuar per kete pozicion, ju lutemi dorezoni CV-ne e detajuar tek Divizioni i Burimeve Njerezore me E-mail: burimenjerezore@megateksa.com