Mundësi punësimi/ Specialist IT

Roli dhe përgjegjësitë e Specialistit IT:
1.Është përgjegjës për administrimin e sistemeve operative Windows Server dhe Linux (Red Hat, Ubuntu, Suse), administrimin e databazave (Oracle, Postgres), administrimin dhe zhvillimin e sistemeve GIS, administrimin e rrjeteve te cilat kane lidhje me sistemet GIS dhe WEBGIS, si dhe administrimin e sistemeve GoVTalk, Active domain controller, në përputhje me specifikimet e kërkuara nga shoqëria dhe projektet e saj.
2.Administron sisteme qe operojne ne cluster, load balance dhe high available, dhe është përgjegjës për aplikimin e metodave te ndryshme per disaster recovery.
3.Menaxhon pajisjet e rrjetit te tipit switch dhe router.
4.Siguron organizimin cilësor të trajnimeve/seminareve/workshops në fushën e tij sipas nevojave të shoqërisë dhe projekteve të saj.
5.Administron bazat e të dhënave gjeografike (spatial database).
6.Pergjegjes per aplikimet opensource per web server si apache, ISS, tomcat. Databaze te tipit Oracle, postgres, gjuhe scriptimi si bash, python ose perl per automatizimin e proceseve.

Kërkesat kryesore për kandidatin:

1.Mosha 26-30 vjeç.
2.Të jetë me arsim të lartë dhe të ketë njohuri dhe eksperiencë pune në administrimin e:
a)sistemeve operative Windows Server dhe Linux (Red Hat, Ubuntu, Suse), databazave (Oracle, Postgres), zhvillimin e sistemeve GIS, rrjeteve te cilat kane lidhje me sistemet GIS dhe WEBGIS, si dhe sistemeve GoVTalk, Active domain controller;
b)sistemeve qe operojne ne cluster, load balance dhe high available preferohen, experience ne metoda te ndryshme per disaster recovery;
c)njohurive baze mbi rrjetet kompjuterike dhe te jete i afte te menaxhoje pajisje rrjeti te tipit switch dhe router
d)organizimin e trajnimeve, seminareve/workshops;
e)administrimin e bazave të dhënave gjeografike (spatial database).
3.Të njohë kuadrin ligjor dhe nënligjor që lidhet me informacionin dhe komunikimin elektronik.
4.Të njohë aplikime opensource per web server si apache, ISS, tomcat. Databaze te tipit Oracle, postgres, gjuhe scriptimi si bash, python ose perl per automatizimin e proceseve.
5.Të ketë njohuri shumë të mira të gjuhës angleze, ndërsa njohja e gjuhëve të tjera është prioritet.
6.Dëshiron të mësojë akoma më shumë (in-depth) & të kryejë kërkime për ide novatore, duke zgjeruar njohuritë dhe potencialet.

Aplikantët duhet të dërgojnë 3 dokumente në adresën: info@mog.al
1.Letër interesi (cover letter) ku përmblidhen në 1 faqe:
emër/mbiemër, adresa, nr.tel, e-mail, data;
detajo pse keni interes për këtë pozicion pune në MOG;
provoni që dispononi aftësitë për të përmbushur nevojën e MOG për këtë pozicion;
vitet e eksperiencës si specialist IT & aftësitë personale të zhvilluara;
arritjet kryesore apo sukseset (specifiko në cilin pozicion dhe emrin e punëdhënësit).
2.CV
3.Rezyme (shkurt & konciz, s’ka rëndësi renditja kronologjike, nuk kërkohet e gjithë karriera)
shkurt mbi edukimin;
përmblidh në një Tabelë matricore vetëm eksperiencën në fushën IT (listo punët apo projektet, emrin e pozicionit që ke mbuluar, përshkruaj përgjegjësitë në ngarkim apo çfarë ke bërë konkretisht në çdo pozicion).

Mbi shoqërinë “Magnum Opus Group” (MOG)
MOG është një shoqëri e themeluar në vitin 2011 (me seli në Tiranë) që përgjatë 5 viteve ka kaluar provën e maturimit duke u pozicionuar në një kohë rekord në listën e kompanive që ofrojnë shërbime të cilësisë së lartë në fushën e manaxhimit të projekteve dhe konsulencave të ndryshme, duke aplikuar standardet më të mira në shërbimet e ofruara dhe duke sjellë atë çka i mungon tregut dhe kulturës së biznesit në përgjithësi në Shqipëri. Perfeksioni dhe kualiteti i lartë përbëjnë ADN e MOG, duke u bashkëshoqëruar me integrimin dhe qasjen 360 gradë në shërbimet që ofrojmë. Mbështetur në këto vlera e standarde si dhe në filozofinë MOG, përpiqemi të inkurajojmë punën kërkimore dhe të rrokim idetë novatore, duke aplikuar ngritjen e ekipeve dhe punën në grup (think tank).

Leave a Comment