Mundësi Punësimi/ Specialist i Lartë i Tarifimit të Klientëve me Kontratë

Sektori: Tarifimit dhe Ofertave
Departamenti: Produktet dhe Shërbimet
Titulli i punës: Specialist i Lartë i Tarifimit të Klientëve me Kontratë
Punëmarrësi do të jetë përgjegjës për:

  • Krijimin e tarifave, ofertave/produkteve të reja për bazën e abonentëve me pas pagesë duke nisur që nga gjenerimi i ideve, analiza paraprake, përgatitja e manualeve apo formave specifike, ndjekja gjatë implementimit, testimi para hedhjes në treg, trajnimi dhe koordinimi me departamentet përkatëse dhe monitorimi pas hedhjes në treg.
  • Monitorimi dhe analizimi i ofertave te reja te operatoreve te tjerë për sektorin e klientëve me kontrate ne baze ditore; krahasimi i avantazheve dhe disavantazheve.
  • Përgatitje raportesh ne baze mujore për KPI kryesore qe masin trafikun dhe te ardhurat e gjeneruara çdo muaj, krahasimi me muajt e mëparshëm dhe me buxhetin për atë hark kohor.
  • Analizim dhe monitorim i detajuar për Paketat Kryesore qe u bashkëngjiten Planeve tarifore me kontrate, për matjen te sjelljes se abonentit mbi trafikun e kryer brenda paketës specifike. Modifikimi, rregullimi ne kohe i produkteve, ofertave dhe promocioneve ekzistuese.
  • Asistim ne përgatitjen e buxhetit për vitin e ardhshëm për bazën e klientëve me kontrate duke parashikuar te ardhurat dhe kostot bazuar ne performancen e muajve te kaluar, supozimeve dhe parametrave te paracaktuar.
  • Kryen edhe detyra të tjera lidhur me punën siç i caktohen.
Kandidati duhet të plotësojë kriteret e mëposhtme:

  • Të ketë eksperiencë pune të mëparshme në zhvillimin e produkteve dhe shërbime dhe specifikisht në zhvillimin e tarifave. Eksperienca në Telekomunikacion do të konsiderohet avantazh;
  • Diplomë Universitare në Menaxhim Biznesi, MBA ose diplomë masteri përbën avantazh;
  • Aftësi të shkëlqyera analitike dhe strategjike;
  • Aftësi shume te mira komunikimi dhe ndërveprimi me te tjerët;
  • Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze.

Aplikoni për të qenë pjesë e Skuadrës PLUS.
Ju mund të dërgoni aplikimin tuaj online, ose mund të dërgoni cv-në e përditësuar dhe letrën e interesit në adresën e e-mail-it: hr@plus.al
Ju lutemi vini re që vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.

PLUS Communication siguron çdo aplikant që informacioni që ju dërgoni do të mbetet konfidencial.

Data e mbylljes se aplikimeve është 12 Qershor 2016.

Leave a Comment