Mundësi punësimi si koordinator projekti

Njoftim pune: Koordinator/e projektesh
Shoqata “Together for Life” është një organizatë jofitimprurëse e cila ka si mision të promovojë dhe mbrojë të drejtat e njeriut, sidomos të shtresave të margjinalizuara duke ofruar mbrojtje, shërbime dhe programe me qëllim integrimin e tyre në jetën shoqërore.
Ata kërkojnë një koordinator/e projekti të përgjegjshëm, i/e cili/a do të zbatojë, drejtojë dhe organizojë aktivitetet e projektit në bashkëpunim me dhe nën drejtimin e menaxherit të projekteve, duke synuar për një zbatim të përpiktë të projektit.

Kërkesat e aplikimit:
Përvojë 2-3-vjeçare pune, e shoqëruar me referenca të punëdhënësve të mëparshëm.
Përvojë e mëparshme në bashkëpunimin me menaxherët e projekteve për zbatimin e projekteve.
Përvojë e punës në terren, fleksibilitet dhe aftësi për të menaxhuar të papriturat dhe minimizuar rreziqet.
Aftësi të mira të komunikimit me përfituesit dhe stafin.
Aftësi të mira të komunikimit të shkruar dhe të folur
Aftësi organizative duke përfshirë edhe vëmendjen ndaj detajeve dhe aftësi multitasking
Njohuri shumë të mira të gjuhës angleze. Gjuhët e tjera përbëjnë avantazh.
Njohuri të mira të Microsoft Office
Diplomë universitare (Preferohen shkencat sociale dhe juridike)

CV-të tuaja mund t’i dërgoni në e-mailin info@togetherforlife.org.al me titull e-maili “Interesim për koordinator/e projekti

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment