Mundësi punësimi/ Shofer

Pozicioni: Shofer
Raporton tek: Manaxheri i Finances dhe Administrates
Koha e punes: Kohe e pjesshme, 20 ore ne jave
Kohezgjatja: Nje vit, me tre muaj periudhe prove
Data e fillimit: Menjehere pas perfundimit te procesit te rekrutimit
Informacion i pergjithshem rreth Terre des hommes Albania dhe Kosovo
Terre des hommes Misioni në Shqipëri dhe Kosovë (Tdh) është një organizatë jofitimprurëse që ka funksionuar për më shumë se 15 vjet në fushën e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjes së fëmijëve, duke udhëhequr krijimin dhe forcimin e një sistemi kombëtar të mbrojtjes së fëmijëve në Shqipëri dhe Kosovë. Fusha e ekspertizës së Terre des hommes përfshin nga ndërhyrjet e drejtpërdrejta psiko-sociale me fëmijët vulnerabël dhe familjarët e tyre dhe anëtarët e komunitetit,fuqizimin e institucioneve shtëtërore lokale dhe kombëtare, si dhe aktorët kyç përmes ndërtimit të kapaciteteve dhe mbështetjes profesionale për të ngritur dhe forcuar strukturat përgjegjëse për fëmijët, politikat, standardet dhe procedurat. Terre des hommes gjithashtu ka dhënë kontributin e saj për të integruar çështjet e të drejtave të fëmijëve dhe mbrojtjen e fëmijëve në politikat dhe strategjitë sociale të qeverisë qendrore përmes lobimit dhe advokimit.
Detyrat dhe pergjegjesite:
- Drejton automjetin me profesionalizmin dhe kujdesin më të lartë, në pajtueshmëri me politikat e Tdh, dhe vetëm per qëllime pune;
- Pergjegjes per stafin dhe objektet qe transportohen nga nje vend ne nje tjeter, duke marre masa per nje transport te sigurt;
- Pergjegjes per mirembajtjen e automjetit ne kushte sa me te mira e te sigurta;
- Koordinon ne bashkepunim me stafin pergjegjes te administrates lëvizjet e automjetit sipas nevojave të punes;
- Ndjek ne kohe procedurat e nevojshme për kontrollin vjetor teknik dhe siguracionin e automjetit;
- Mban pergjegjesi per sigurimin e dokumentacionit te vlefshem me te cilin mund te levize automjeti, sipas legjislacionit shqiptar;
- Merr masa qe automjeti te mos levize ne rast se shoferi nuk ka nje patente te vlefshme, pa dokumentacion teknik dhe pa siguracion te vlefshem te automjetit;
- Mban nje rregjister te sakte te levizjeve, kilometrave dhe detajeve te nevojshme cdo muaj;
- Kontrollon makinën nëse është në gjendje të mirë në baza ditore (kontrollon vajin e motorit dhe frenave, ujin, frenat, presionin e gomave, etj). Sigurohet para cdo levizje per gjendjen e mirë të automjetit;
- Ben kontrolle periodike te automjetit dhe raporton menjehere tek eprori ne rast se automjeti ka ndonje problem;
- Organizon lëvizjet e stafit, duke u siguruar se makina është krejtësisht e sigurt dhe në kushte shumë të mira operacionale;
- Prodhon një raport të mirëmbajtjes të automjeteve ne menyre periodike, përfshirë edhe shenimet per shpenzimet qe i behen automjetit;
- Kontrollon cdo ditë nivelin e karburantit në automjet, dhe sigurohet qe rezervuari te jete i mbushur te pakten ne gjysmen e kapacitetit perpara se automjeti te mbyllet ne perfundim te dites se punes;
- Parkon dhe mbyll automjetin pas punes ne vendin e caktuar, duke siguruar qe dokumentacioni dhe celesat te cilat lihen ne zyre;
- Mirëmban gomat rezervë, veglat për ndërrimin e gomave, zinxhirët për goma dhe të gjitha paisjet e domosdoshme për funksionimin e mirë të makinave;
- Sigurohet që automjeti të jetë i pastruar brenda dhe jashtë;
- Sigurohet qe automjeti nuk është i mbingarkuar;
- Mban të dhënat për shfrytëzimin e automjeteve të Tdh-së dhe i raporton drejtpërdrejtë eprorit në bazë mujore për numrin e KM në automjet;
- Lajmëron menjëherë eprorin për ndonjë aksidentet, dëmtim, sulm apo vjedhje te automjetit;
- Qendron i përditësuar me informacionin mbi përdorimin e automjeteve në Shqipëri, legjislacionin rrugor dhe te transportit dhe informon mbikëqyrësin për çdo ndryshim legjislativ në lidhje me përdorimin e automjeteve në Shqipëri.
- Kryen të gjitha detyrat tjera që i kërkohen nga mbikëqyrësit dhe kontribuon për një ambient bashkëpunues pune;
Kriteret per aplikim:
- Patente e vlefshme shqiptare per drejtim automjeti, klasi B
- Diplome e shkolles se mesme
- Te pakten 5 vite eksperience pune si shofer
- Njohuri shume te mira te legjislacionit shqiptar per transportin rrugor (Kodi Rrugor)
- Te kete njohuri bazike te gjuhes angleze
Te gjithe aplikantet te dorezojne dokumentat e meposhtme ne adresen e emailit recruitment@tdhalbania.org:
- CV e perditesuar dhe te dhenat e kontaktit
- Kopje e lejes se drejtimit te automjetit e noterizuar;
- Kopje e diplomes se shkolles se mesme;
- Kopje e kartes se identitetit;
Aplikimi për këtë pozitë është i hapur prej datës 13 korrik, 2018 deri më 20 korrik 2018 deri ne ora 17:00. Ju lutem, në kolonën Tema/Subject të vendosni “Shofer”. Ju lutem vini re se aplikacionet e pranuara pas afatit nuk do të merren parasysh.
Për shkak të numrit të madh të aplikacioneve, Tdh nuk është në gjendje t’u përgjigjet të gjithëve individualisht. Ju lutem, keni parasysh që vetëm kandidatët nga lista e ngushtë do të kontaktohen.
Politika për mbrojtjen e fëmijëve:
Zotohet për respektimin e politikave të Tdh-së për Menaxhimin e Rrezikut përfshirë këtu:
Politikën për mbrojtjen e fëmijëve, Politikën e sigurimit dhe sigurisë, Politikën kundër mashtrimeve/korrupsionit, Politikën e raportimit/lajmërimit.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.