Mundësi punësimi/ Sekretare mësimore

SH.P.A.L “Universiteti Metropolitan Tirana” shpall vend të lirë pune për pozicionin sekretare mësimore:
Detyrat dhe përgjegjësitë:
Përgjigjet për regjistrimin e kandidatëve të shpallur fitues pranë SHPAL Universiteti Metropolitan Tirana, sipas procedurave të përcaktuara me vendimet dhe udhëzimet e MASR-së, Rektorit/Dekanit duke plotësuar kërkesat e tyre.
Është përgjegjëse për procesin e diplomimit, dokumentimin dhe arkivimin e tij.
Administron / Plotëson / Është përgjegjëse për regjistrin themeltar/ regjistrat e notave/ regjistrat e kursit etj.
Informon studentët në lidhje me rregulloren e studimeve, me planin mësimor, me të drejtat dhe detyrimet e tyre.
Menaxhon sekretarinë on-line
Pajis studentët me dokumentacionin e kërkuar.
Është përgjegjëse për proceset mësimore dhe të provimeve, për dokumentimin dhe arkivimin e tyre.
Ndjek dhe arkivon të gjitha procedurat mbi matrikulimin, plotësimin e statistikave dhe çdo formë raportimi / analize me palët e treta.
Zbaton çdo detyre tjetër të eprorit/ëve brenda tagrit ligjor.
Kriteret e kandidatit:
Të ketë përfunduar arsimin e lartë, master i shkencave (preferohet Drejtësi).
Të ketë përvojë pune në sekretari mësimore. Përparësi kanë kandidatët me eksperiencë mbi pesë vite (preferohet në arsimin e lartë).
Të kenë aftësi shumë të mira komunikuese.
Të ketë njohuri shumë të mira në paketat Microsoft office dhe excel.
Njohje e gjuhës së huaj angleze.
Dokumentet e kërkuara:
· CV e hollësishme e kandidatit në gjuhën shqipe.
· Letër motivimi ku shprehen qartë interesat profesionale në fushën e aplikuar.
· Fotokopje të Diplomës së studimi/ listë notash.
· Dy letra rekomandimi nga punëdhënës të mëparshëm.
Aplikimet duhet të dorëzohen me e-mail në info@umt.edu.al ose në zyrën e Burimeve Njerëzore, deri më datë 20 shkurt 2018.
Për më shumë informacione, klikoni në këtë LINK