Mundësi punësimi: Sekretar/e në Delegacionin Evropian në Tiranë
Delegacioni i BE-së në Shqipëri po kërkon një sekretar/e.
Kriteret:
- Të aftë për të kryer detyrat e kërkuara
- Të gëzoni të drejtat civile dhe lejet për punësim sipas ligjit vendor
- Të keni njohuri të shkëlqyera të gjuhës shqipe dhe angleze – aftësi për të kuptuar, lexuar, folur dhe shkruar në nivelin C1
- Të keni një diplomë të shkollës së mesme
- Të keni të paktën 2 vjet përvojë pune të ngjashme me këtë mundësi
- Të keni aftësi në përdorimin e paketës MS Office
Kriteret e mëposhtme janë avantazh:
- Të keni një diplomë të një arsimimi më të lartë se shkolla e mesme
- Të keni përvojë në menaxhimin e dokumenteve
- Të kenni përvojë pune në një mjedis ndërkombëtar
- Të keni përvojë me projektet e BE
Afati i fundit i aplikimit: 25 Shtator 2019
Për më shumë informacione rreth pozicionit të punës, kritereve dhe procedurës së aplikimit klikoni në këtë LINK.