Mundësi punësimi, Redaktore / korrektore me kohë të plotë

Shtëpia Botuese Pegi do të zgjerojë redaksinë e saj. Ju lutemi, lexoni lajmërimin e mëposhtëm. Kini parasysh që do të seleksionohen dhe kontaktohen vetëm personat brenda profilit të caktuar. Gjithashtu, i lutemi të gjithë të intersuarve të ndjekin udhëzimet e mëposhtme.

Profili i kërkuar: redaktore / korrektore me kohë të plotë. 
Personi në fjalë duhet të zotërojë një diplomë universitare për Gjuhë-Letërsi. Do t’u jepet prioritet kandidatëve me diplomë në Gjuhësi, me moshë 25 – 45 vjeç dhe me përvojë pune në këtë fushë.
Zyrat gjenden në rrugën e Elbasanit, përballë Fakultetit Filologjik.

Të interesuarit të dërgojnë kurrikulumin e tyre në gjuhën shqipe në adresën: jobapplication@botimepegi.al.
Do të njoftohen për intervistë pranë zyrave, vetëm kandidatët e përzgjedhur.

*Njoftimi është marrë nga faqja e shtëpisë botuese në Facebook.

COMMENTS

Leave a Comment