Mundësi punësimi/ Programues, Webmaster

AIS është në kërkim të një personi për ta punësuar me kohë të plotë në pozicionin e punës Programues ose Web Developer.

Personi duhet të ketë të paktën tre vite eksperiencë pune në këtë profil, njohuri në PHP/ JS / njohuri të mira në administrim databaz-ash në MYSQL (QUERY).

Preferohen edhe kandidatët që kanë njohuri në gjuhën gjermane, pasi kandidatë të suksesshëm mund të transferohen pas 6 deri 12 muajve në një subjekt të ngjashëm në shtetin Gjerman.

Pagesa neto është 900 USD, me kontribute dhe tatime të paguara. Java e punës është 40 orë.

Nëse jeni të interesuar ju lutem shkruani në info@ais.al duke përcjellë një CV tuajën në një email me titull Aplikim Web Developer, deri më 18 Janar 2019.

Njoftimi mund të gjendet duke klikuar në faqen zyrtare në këtë LINK 

Leave a Comment