Mundësi punësimi pranë kompanisë Sigal

“SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a. Shoqëri Sigurimi me qendër në Tiranë njofton për 4 (kater) vende të lira pune: Specialist i Marrjes në Sigurim në kontakt me klientët në terren
Kriteret që secili aplikant duhet të plotesojë janë:
- Të ketë mbaruar arsimin e lartë.
- Te ketë tre vjet eksperiencë në punë dhe preferohet të ketë eksperiencë pune 2 vjet në fushën e sigurimeve për marrjen në sigurim.
- Njohuri shumë të mira kompjuterike në programet e paketës Microsoft Office, internet.
- Njohuri shumë të mira të gjuhës Angleze (të shkruar dhe të folur).
- Të ketë aftësi shumë të mira organizuese dhe komunikuese.
Të interesuarit, brenda datës 08.02.2019 të dorzojnë Letër motivimi, C.V. me fotografi dhe 2 referenca, në Departamentin Legal dhe Burimeve Njerëzore të Shoqërisë “SIGAL UNIQA Group AUSTRIA” sh.a., me adresë “Qëndra e Biznesit SIGAL”, Bul.“Zogu I”, Nr. 1, Tiranë ose në adresën zyrtare të e-mail-it:burimetnjerezore@sigal.com.al