Mundësi punësimi, Përkthyes/Interpretues Anglisht-Shqip

Kush mund të aplikojë: Përkthyes/interpretues me eksperiencë me diplomë universitare

Përshkrimi

Albaglobal Group shpk ofron mundësinë e punësimit: Interpretues/ Përkthyes të gjuhës Angleze.

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  • Të ofrojë përkthime të dokumentave të shkruara, duke përfshirë dokumenta teknikë dhe ligjorë;
  • Të korigjojë dhe redaktojë materiale të shkruara;
  • Të ofrojë interpretime të njëpasnjëshme dhe të njëkohshme në konferenca, workshope, trajnime etj;
  • Të kryejë detyra të tjera që mund t’i caktohen.

Vendi i punës: Tiranë, Shqipëri

Afati i aplikimit: 6 Shkurt 2016

Kriteret

Kandidatët duhet të plotësojnë kriteret e mëposhtme:

  • Minimumi 3 vite eksperiencë në interpretim dhe përkthim nga Anglishtja në Shqip dhe anasjelltas;
  • Aftësi për të operuar me aplikacione Windows, duke përfshirë programe redaktimi shkrimesh dhe e-mail;
  • Eksperiencë në aftësi menazhimi zyre;
  • Aftësi për të punuar me minimumin e mbikëqyrjes;
  • Aftësi për të organizuar dhe për të vënë prioritete detyrash;
  • Njohuri në gjuhë të tjera;

Për të aplikuar, ju lutemi klikoni në këtë LINK para dates 6 Shkurt 2016.

Për të tjera informacione, ju lutemi vizitoni faqen zyrtare.

Leave a Comment