Mundësi punësimi/ Përgjegjës administrativ

PËRGJEGJËS ADMINISTRATIV, CELIM SHQIPËRI
Roli: Përgjegjës administrativ i CELIM Shqipëri, Përgjegjës për kontabilitetin e projektit ACAP.
Tipi i kontratës: full – time.

Kushtet që duhen plotësuar:
• Eksperiencë e mëparshme në sektorin adminsitrativ prej të paktën 5 vitesh dhe aftësi për administrimin e flukseve financiare mbi 1 milion euro;
• Njohje e mirë e ligjit shqiptar në fushën fiskale;
• Njohje shumë e mirë e gjuhës italiane, si dhe njohje e mirë e gjuhës angleze, të folur dhe të shkruar;
• Njohje shumë e mirë e proçedurave kontabël dhe e programeve kryesore të kontabilitetit, si dhe e programeve informatike kryesore;
• Disponueshmëri për të lëvizur në territorin shqiptar dhe në Itali.

Kushte preferenciale:
• Eksperiencë e mëparshme në sektorin e Kooperacionit Ndërkombëtar për Zhvillim ose në shoqëri private të huaja me seli në Shqipëri;
• Aftësi komunikimi me subjektet lokale dhe ndërkombëtare me natyra të ndryshme;
• Aftësi organizuese: multi-task, kapacitet për të punuar në kushte stresi dhe me skadenca;
• Aftësi të mira relacionimi ndërpersonale.

Periudha: Kontratë full-time pas mbarimit të periudhës së provës, e rinovueshme në bazë vjetore.
CV-te DUHET TE DERGOHEN NE GJUHEN ITALIANE OSE ANGLEZE, DERI ME DATE 13.05.2018, NE ADRESEN kacurri@celim.it

Leave a Comment