Mundësi punësimi për të diplomuarit në Shkenca Juridike

Në zbatim të Nenit 22 dhe të Nenit 25, të Ligjit 152/2013 “Për Nëpunësin Civil” i ndryshuar, si dhe të Kreut II, IV dhe VII, të Vendimit Nr. 243, datë 18/03/2015, të Këshillit të Ministrave, Departamenti i Administratës Publike shpall procedurat e lëvizjes paralele dhe të pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive, për grupin e pozicioneve:

  1. Specialist në Sektorin e Programimit, Hartimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore, në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Ministrinë e Brendshme – Kategoria: III-b;
  2. Specialist në Sektorin e Programimit, Hartimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore, në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Rendin dhe Sigurinë Publike, në Ministrinë e Brendshme – Kategoria: III-b;
  3. Specialist në Sektorin e Programimit, Hartimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore, në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Kulturën, në Ministrinë e Kulturës – Kategoria: IV-a;
  4. Specialist në Sektorin e Programimit, Hartimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore, në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë për Arsimin, Sportin dhe Rininë, në Ministrinë e Arsimit, Sportit dhe Rinisë – Kategoria: III-b;
  5. Specialist në Sektorin e Programimit, Hartimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore, në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Turizëm dhe Mjedis, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit – Kategoria: III-b;
  6. Specialist në Sektorin e Programimit, Hartimit dhe Harmonizimit të Akteve Rregullatore, në Drejtorinë e Programimit, Standardizimit dhe Harmonizimit të Kuadrit Rregullator, në Drejtorinë e Përgjithshme Rregullatore dhe Përputhshmërisë në Turizëm dhe Mjedis, në Ministrinë e Turizmit dhe Mjedisit – Kategoria: III-b;
Pozicionet më sipër, u ofrohen fillimisht nëpunësve civilë të së njëjtës kategori për procedurën e lëvizjes paralele! Vetëm në rast se nga këto pozicione, në përfundim të procedurës së lëvizjes paralele, rezulton se ende ka pozicione vakante, ato janë të vlefshme për konkurimin nëpërmjet procedurës së pranimit në shërbimin civil për kategorinë ekzekutive.

PËR TË DY PROCEDURAT (LËVIZJE PARALELE, PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL ) APLIKOHET NË TË NJËJTËN KOHË!

Afati për dorëzimin e dokumentave për LËVIZJE PARALELE: 6/4/2018

Afati për dorëzimin e dokumentave për PRANIM NË SHËRBIMIN CIVIL: 11/4/2018

Për më shumë informacione, ju lutemi klikoni në këtë LINK http://www.hrm.gov.al/ShowPublications.aspx?ID=1099

 

Leave a Comment