Mundësi punësimi për projektin e USAID dhe OSBE-së

Projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë” dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kërkojnë aplikantë për një pozicion të përkohshëm si Punonjës/e Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Kukës. Kohëzgjatja e shërbimit do të jetë gjashtë muaj. Punonjësi/ja do të jetë përgjegjës/e për informimin e vizitorëve të gjykatës rreth masave dhe rregullave të brendshme të gjykatës në kuadrin e Nismës Drejtësi pa Vonesa të OSBE/USAID si dhe për mbledhjen e të dhënave fillestare dhe gjatë zbatimit.

Punonjësi/ja do të jetë pika e parë e kontaktit për gjykatën dhe do të informojë palët, avokatët, prokurorët, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe palët e tjera të interesuara, rreth masave dhe rregullave të brendshme të gjykatës në kuadër të Iniciativës. Punonjësi/ja do të vendoset në këndin e informimit në hyrjen/ambientin e pritjes së gjykatës çdo ditë sipas një orari të përcaktuar. Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës punonjësi/ja do të ndihmojë në mbledhjen e të dhënave fillestare, periodike dhe përfundimtare mbi shpejtësinë e gjykimit në gjykata dhe do të mbështesë ecurinë e projektit.

Punonjësi/ja do të jetë nën mbikëqyrjen e Projektit të USAID- it “Drejtësi për të gjithë”, Prezencës së OSBE-së dhe të Kryetarit të Gjykatës.

Kualifikimet e nevojshme:
• Arsim i lartë;
• Aftësi shumë të mira komunikuese;
• I/e familjarizuar me gjykatën për shkak të përvojës së mëparshme apo aktuale me gjykatën, përfshirë edhe si punonjës/e i/e saj;
• Njohuri të mira rreth rregullave dhe procedurave të funksionimit të gjykatave;
• Njohuri të avancuara të programeve Word dhe Excel.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër të shkurtër përcjellëse dhe CV-në e tyre të përditësuar në këtë adresë: info_icpp@ewmi.org; Ju lutemi vendosni në subjektin e Email: Punonjës Gjykate – Kukes.

Apliko deri më: 16 Qershor 2016

Leave a Comment