Mundësi punësimi për një projekt të USAID

Projekti i USAID-it “Drejtësi për të gjithë” dhe Prezenca e OSBE-së në Shqipëri kërkojnë Aplikantë për dy pozicione të përkohshëm si Punonjës/e Gjykate në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Durrës. Kohëzgjatja e shërbimit do të jetë gjashtë muaj. Punonjësit do të jenë përgjegjës për informimin e vizitorëve të gjykatës rreth masave dhe rregullave të brendshme të gjykatës në kuadrin e Nismës Drejtësi pa Vonesa të OSBE/USAID si dhe për mbledhjen e të dhënave fillestare dhe gjatë zbatimit.

Punonjësit do të jenë pika e parë e kontaktit për gjykatën dhe do të informojnë palët, avokatët, prokurorët, përfaqësuesit e institucioneve shtetërore dhe palët e tjera të interesuara, rreth masave dhe rregullave të brendshme të gjykatës në kuadër të Iniciativës. Punonjësit do të vendosen në këndin e informimit në hyrjen/ambientin e pritjes së gjykatës çdo ditë sipas një orari të përcaktuar. Gjatë periudhës së ushtrimit të detyrës punonjësit do të ndihmojnë në mbledhjen e të dhënave fillestare, periodike dhe përfundimtare mbi shpejtësinë e gjykimit në gjykata dhe do të mbështesin ecurinë e projektit.

Punonjësit do të jenë nën mbikëqyrjen e Projektit të USAID- it “Drejtësi për të gjithë”, Prezencës së OSBE-së dhe të Kryetares së Gjykatës.

Kualifikimet e nevojshme:
· Arsim i lartë;
· Aftësi shumë të mira komunikuese;
· I/e familjarizuar me gjykatën për shkak të përvojës së mëparshme apo aktuale me gjykatën, përfshirë edhe si punonjës/e i/e saj;
· Njohuri të mira rreth rregullave dhe procedurave të funksionimit të gjykatave;
· Njohuri të avancuara të programeve Word dhe Excel.

Të interesuarit duhet të dërgojnë një letër të shkurtër përcjellëse dhe CV-në e tyre të përditësuar në këtë adresë: info_icpp@ewmi.org; Ju lutemi vendosni në subjektin e Email: Punonjës Gjykate – Durres.

Apliko deri më: 24 Maj 2016

COMMENTS

  • <cite class="fn">VERONA</cite>

    I am interesting to work as translator if there will be a possibility and a need for it.

Leave a Comment