Mundësi punësimi për një projekt në Korçë dhe Fier

POZICION VAKANT – MËSUES (Fier & Korçë)
Informacion i përgjithshëm rreth Projektit
Terre des hommes në Shqipëri po zbaton projektin “Përmirësimi i kushteve të jetesës dhe ri-integrimi i fëmijëve të emigrantëve të rikthyer në Shqipëri dhe Kosovë” gjatë periudhës nga viti 2015 deri në vitin 2018 në bashkitë e Korçës dhe Fierit në Shqipëri .
Qëllimi i përgjithshëm i projektit është të mbështesë dhe fuqizojë familjet dhe fëmijët nga Kosova dhe Shqipëria për të parandaluar emigrimin e pasigurt dhe në të njejtën kohë të ndihmojë përfituesit e projektit në proceset ri-integruese pasi ata janë kthyer në vendin e tyre të origjinës. Një ndër aktiviteti që do të zhvillohet për të arritur qëllimi është organizimi i klasave mbështetëse për fëmijët më të rrezikuar për të siguruar ri-integrimin e tyre në sistemin e arsimor dhe për të zvogëluar stigmën dhe përjashtimin e fëmijëve të kthyer.
FUNKSIONET THEMELORE TË PUNËS:
1. Planifikimi dhe zbatimi i aktiviteteve zhvillimore përkatëse · Organizimi (planifikim dhe zbatim) i mësimit plotësues pas orarit të rregullt të mësimit në shkollat publike përmes përshtatjes së metodave të mësimdhënies bazuar në nevojat e fëmijëve.
· Sigurimi i mbështetjes akademike të fëmijëve që përballen me vështirësi në mësimnxënie me qëllim të përmbushjes së kërkesave të kurrikulit.
· Përdorimi i qasjeve individuale në udhëheqjen e procesit të të mësuarit.
· Përdorimi i qasjeve pedagogjike me projekte ose nëpërmjet lojës.
2. Sigurimi i kujdesit të drejtpërdrejtë për fëmijët
· Sigurimi i një mjedisi të ngrohtë dhe të sigurt për fëmijët qe të rriten dhe të mësojnë.
· Ofrimi i një mbështetje emocionale për fëmijët me qëllim të rritjes së vetë-respektit, individualitetit, aftësive komunikuese etj.
· Motivimi i fëmijëve për të rritur rezultatet e mësim-nxënies dhe zhvillimin e sjelljeve pozitive sociale me fëmijët e tjerë brenda shkollës.
3. Komunikime me aktorë të ndryshëm
· Komunikimi me shkollën për ndjekjen e permiresimeve të fëmijëve.
· Organizimi i takimeve të rregullta dhe vizitave me prindërit në shtëpitë e tyre me qëllim identifikimin e mbështetjes shtesë të nevojshme për fëmijët dhe familjet e tyre.
4. Raportimi ·
Mbajtja e regjistrit mbi vijueshmërinë dhe përmirësimin e rezultateve të mësim – nxënies së fëmijëve në bazë të të dhënave individuale (sipas formatit të Tdh)
· Përpilimi i raportit mujor, pasqyrën e ditëve të realizuara të punës dhe të dhëna të rregullta për fëmijët dhe përcjellja në drejtorinë e shkollës, Drejtorinë Komunale të Arsimit (DKA) dhe Tdh.
· Plotësimi i të dhënave rreth fëmijëve në baza ditore në ditarin elektronik. · Përcjellja e rasteve të fëmijëve që tregojnë shenja të vijueshmërisë jo të rregullt dhe raportoj në Ekipin për Parandalim dhe Reagim ndaj Braktisjes brenda shkollës.
KUALIFIKIMET DHE PËRVOJA:
- Diplomë universitare në Mësuesi
- Njohuri mbi të drejtat e fëmijëve, migrimin dhe çështjet e mbrojtjes së fëmijëve
- Aftësi shumë të mira komunikuese dhe pjekurinë emocionale.
- Së paku 2 vite përvojë në profesion.
- Njohuritë e Gjuhës Angleze përbëjnë avantazh.
Të gjithë personat që punojnë me programet e Tdh janë të detyruar të respektojnë Politikën për Mbrojtjen e Fëmijëve dhe Procedurat.
Kontakt:
Kandidatët e interesuar janë të lutur të dërgojnë CV dhe një letër interesi jo me vonë se 18 Maj 2016, në adresën elektronike recruitment@tdhalbania.org.
Njoftim: Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen.
Faqja zyrare në këtë LINK