Mundësi punësimi nga USAID

Në kuadër të bashkëpunimit ndërmjet Projektit të USAID-it “Drejtësi për të Gjithë” dhe Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Lezhë kërkohen kandidatë të kualifikuar për dy pozicionet e mëposhtme:
Pozicioni: Ndihmës/e pranë Kryetares së Gjykatës
Kohëzgjatja e shërbimit: Fillimisht me një afat 6 mujor
Kualifikimet Minimale:
–Diplomë Master në Drejtësi
–Praktikë profesionale ose çdo lloj përvoje tjetër profesionale që lidhet me gjykatën;
–Njohuri shumë të mira të rregullave dhe procedurave të funksionimit të gjykatave;
–Aftësi shumë të mira komunikimi me gojë dhe me shkrim;
–Njohuri të avancuara të programeve kompjuterike Word dhe Excel;
–Rrjedhshmëri e gjuhës Shqipe në nivel profesional dhe njohuri të gjuhës Angleze në nivel pune.
Detajet e Punësimit: Ndihmës/i/ja pranë Kryetares së Gjykatës do të punësohet nga Projekti i USAID-it “Drejtësi për të Gjithë” dhe do t’i raportojë si Kryetares së Gjykatës, ashtu edhe Projektit.

Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë dokumentacionin e mëposhtëm në jfainfo@ewmi.org jo më vonë se ora 17:00 më 11 Gusht 2017:
• Leter shoqëruese “Cover letter” ku të tregohet interesi dhe kualifikimet për pozicionin;
• CV të përditësuar;
• Kopje të Diplomës Master;
• Emrin, Titullin, Numrin e Celularit dhe adresat e emailit të 3 referencave profesionale.
Ju lutemi vendosni në subjektin e Email: Punonjës Gjykate – Lezhë si dhe pozicionin për të cilin aplikoni.
Aplikime të bëra më vonesë dhe/ose të paplotësuara, që nuk i plotësojnë kërkesat e mësipërme, nuk do të shqyrtohen.
Aplikantët duhet të sigurohen që të dërgojnë dokumentacionin e plotë dhe brenda afatit.
Avokatët aktivë që punojnë në cilëndo gjykatë janë të papërshtatshëm për të aplikuar për shkak të çështjeve të konfliktit të interesit. Do të kenë përparësi kandidatët që jetojnë në rajonin e Rrethit Gjyqësor Lezhë. Vetëm kandidatët e përzgjedhur do të kontaktohen për intervistë.

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment