Mundësi punësimi nga USAID

Pozicioni i punës: Arkitekt
Punësimi: Me kohë të pjesshme
CEED Albania është një organizatë vendase e cila po implementon në Shqipëri projektin “Agro Tourism Albania” i cili financohet nga USAID dhe Ambasada e Suedisë. Zonat e ndërhyrjes së projektit janë bashkitë e Shkodrës, Malësisë së Madhe dhe Pukës ku planifikohen të ngrihen gjashtë modele të suksesshme të agroturizmit. Me qëllim përgatitjen e projektit për përmirësimin e infrastrukturës së fermave të përzgjedhura, projekti kërkon të punësojë një punonjës në pozicionin: arkitekt.
Kualifikimet e kandidatit
• Të ketë përfunduar Fakultetin e Arkitekturës
• Të ketë një eksperiencë pune prej minimumi 7 vitesh, mundësisht pa ndërprerje
• Preferehet eksperienca me kompani të huaja dhe projekte zhvillimi
• Të ketë njohuri shumë të mirë të gjuhës Angleze
• Të jetë në gjendje të udhëtojë në zonat e ndërhyrjes në bashkitë e sipërpërmendura
• Të jetë bashkëpunues me përfituesit dhe stafin e projektit
• I aftë të punojë në grup si dhe individualisht
• Të njohë legjislacionin Shqiptar për aplikimin për leje ndërtimit/riparimi/rikonstruksioni
• Të ketë njohuri mbi kostot e sotme të punimeve dhe preventivat e materialeve të ndërtimit
• Të zotërojë patentë për makinë dhe të jetë i pavarur për të udhëtuar
Detyrat kryesore:
• Të përgatisë planet e ndërhyrjes (projektet) në fermat e identifikuara nga stafi i projektit
• Të përgatisë për aprovim dokumentin e planit ambjental për secilën fermë
• Së bashku me stafin e projektit dhe përfituesin të përgatisë dokumentacionin që duhet dorëzuar për marrjen e lejeve përkatëse në organet kompetente
• Të asistojë stafin e projektit në përgatitjen e termave të referencës për kompaninë/grupin e punës që të realizojë ndërhyrjen
• Të sigurohet që punimet që do të kryhen janë në përputhje me planin e aprovuar dhe të firmosur të ndërhyrjes
• Detyra të tjera që kanë lidhje me objektin e tij/saj të punës
Data e fundit për aplikim është 31 Korrik 2017.
Kandidatët e interesuar duhet të dërgojnë një CV të detajuar dhe një kopje të diplomës universitare në adresën jshano@ceed-albania.org.
Për më shumë informacion klikoni këtu