Mundësi punësimi nga Ministria e Arsimit

Në zbatim të Ligjit Nr.7961, datë 12.7.1995, “Kodi i Punës i Republikës së Shqipërisë”, i ndryshuar; Vendimit të Këshillit të Ministrave Nr. 600, datë 9.10.2018 “Për miratimin e shërbimit të sigurisë publike në 150 institucione të arsimit parauniversitar dhe të kritereve për oficerët e sigurisë”, Marrëveshjes së Bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për Oficerët e Sigurisë në Shkollat Publike”, si dhe në urdhrin Nr. 531, datë 14.09.2018 të MASR “Për ngritjen e zyrës së koordinimit dhe monitorimit të marrëveshjes së bashkëpunimit me Ministrinë e Brendshme për oficerët e sigurisë në shkollat publike”, Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë shpall procedurat për 150 vende vakante për oficerë sigurie në institucionet arsimore vendore, përgjegjëse për arsimin parauniversitar, të mëposhtme
Përshkrim i përgjithshëm i vendit vakant
Siguria në shkollë është një element thelbësor i parandalimit të dukurive negative, si brenda edhe jashtë mjediseve të shkollës. Lufta kundër dukurive të tilla si: episode të dhunës, përdorimi i drogave dhe substancave abuzive, dukuria e bullizmit, siguria fizike në shkolla etj., janë prioritet i
Ministrisë së Arsimit, Rinisë dhe Sporteve dhe i Ministrisë së Brendshme. Menaxhimi i sigurisë në shkolla kërkon një ndërveprim të vazhdueshëm me nxënësit dhe stafin eshkollës, gjë të cilën merr përsipër të realizojë oficeri i policisë në shkolla. Për këtë arsye, duke synuar rritjen e sigurisë nëpërmjet ndërveprimit dhe parandalimit, Ministria Arsimit, Sportit dhe Rinisë në bashkëpunim me Ministrinë e Brendshme nëpërmjet marrëveshjes së firmosur midis palëve, kërkon të krijojë një qasje të re nëpërmjet krijimit të rolit të Oficerit të Sigurisë në shkollë.
Ky pozicion i ri pune në shkollë, merr rol të rëndësishëm për krijimin e një mjedisi të sigurt, përmes ndërtimit të marrëdhënieve të forta e të qëndrueshme me nxënësit, stafin e shkollës, prindërit dhe komunitetin.
Për informacione më të hollësishme lidhur me kriteret dhe përgjegjësitë, ju lutemi klikoni në këtë LINK