Mundësi punësimi nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit

Fondi Shqiptar i Zhvillimit është duke iniciuar fazën përgatitore për disa projekte të reja financuar nga donatorë të ndryshëm dhe Qeveria Shqiptare në funksion të zhvillimit vendor e rajonal, përmirësimin e infrastrukturës urbane, etj.
Pozicioni: Ekspert/e i/e Zhvillimit te Turizmit
Kompania: Fondi Shqiptar i Zhvillimit
Vendndodhja: Tirane
Përshkrimi i punës për Ekspertin e Zhvillimit te Turizmit
Eksperti i turizmit do te punojë në Njësinë e Zhvillimit Rajonal dhe Inovacionit, duke ofruar ekspertizë ne mbështetje te projekteve qe lidhen me zhvillimin e turizmit.
Ne mënyrë me specifike detyrat qe lidhen me projektet ne zbatim si me poshtë:
 Ofrimi i ekspertizës ne te gjitha aktivitetet e projekteve qe lidhen me fushën e turizmit
 Koordinimi i aktoreve kyç dhe partnerëve në terren.
 Përgatitja e raporteve te aktiviteteve dhe te ecurisë se komponentëve qe lidhen me turizmin
 Ofrimi i njohurive të specializuara lidhur me tregun e turizmit dhe trendet e zhvillimit te kësaj industrie;
 Ofrimi i ekspertize për krijimin e produkteve cilësorë turistike duke transformuar burimet ekzistuese;
 Përgatitja e planeve te marketingu dhe planeve promocionale për sektorin apo produkte te veçanta turistike
 Detyra te tjera qe lidhen me projektet inovative ne fushën e turizmit sipas nevojave te Njësisë se Zhvillimit Rajonal dhe inovacionit.
NJOHURITË DHE AFTËSITË E KËRKUARA
Njohuri të plotë të:
a. Strategjive dhe politikave te zhvillimit te turizmit ne vend
b. parimeve dhe praktikave te zhvillimit të turizmit, marketingut dhe promovimit nga perspektiva e qeverisjes vendore;
c. produktit turistik shqiptar;
d. parimet e punës ne komunitet dhe marrëdhëniet me median;
e. procedurat dhe praktikat e punës se zyrës;
f. menaxhimin e projekteve;
g. parimet themelore të mbikëqyrjes.
EDUKIMI DHE FORMIMI
– Diploma Universitare ne Ekonomi, Administrim Biznes, Menaxhim Turizmi, Marketing, Komunikimim, Histori -Gjeografi.
– MBA ose Diplome Masteri ne fushën e turizmit do te përbejë avantazh.
Te gjithë te interesuarit duhet te dërgojnë Curriculum Vitae dhe letër interesi, si dhe dëshmi kualifikimi relevante për pozicionin ne adresën e e-mail-it adf@albaniandf.org ose ne adresën:
Fondi Shqiptar i Zhvillimit,
Rr. “Sami Frasheri”, Nr.10
Tirane, Shqipëri
Afati i mbylljes se aplikimeve është data 19.05.2017 ora 14:00
Të gjitha aplikimet do të trajtohen me konfidencialitet të plotë sipas Ligjit nr. 9887 për Mbrojtjen e të Dhënave Personale. Pas selektimit të CV-ve, do të kontaktohen vetëm kandidatët e përzgjedhur për intervistë.

Për më shunë informacion klikoni këtu

Leave a Comment