Mundësi punësimi nga Delegacioni i BE në Shqipëri

Delegacioni i Bashkimit Europian në Shqipëri ofron mundësi punësimi si Përkthyes(e)/Interpretues(e) anglisht-shqip. Kandidati i suksesshëm do të kryejë një funksion specifik pune si Përkthyes / Interpretues – ky funksion i punës mund të ndryshojë në përputhje me nevojat e Delegacionit.
Funksionet e punës përfshijnë përkthimin me cilësi të lartë dhe interpretimin e rastit, si dhe shërbime të tjera mbështetëse të personelit nën menaxhimin e Shefit të Delegacionit.
Vendi i punës është në Tiranë, Shqipëri. Kohëzgjatja e punës është 37,5 orë në javë.
Afati i aplikimit është 14 korrik 2019.
Për më shumë informacione klikoni në këtë LINK.