Mundësi punësimi në Tropojë

Partnerë për Fëmijët po kërkon të punësojë një Punonjës Projekti të kualifikuar dhe me eksperiencë për të punuar në një projekt të ri në zonën e Bashkisë së Tropojës. Ky është një pozicion me kohë të plota për pesë ditë në javë dhe do të përfshijë edhe udhëtime brënda bashkisë.
Kriteret për Punonjësin e Projektit:
Diplomë në Shkencat Sociale, Punë Sociale apo në fusha të ngjashme.
Minimumi 2 vjet përvojë pune në një OJF dhe/ose punë me komunitetin.
Përvojë pune me fëmijët, familjet dhe shkollat.
Të ketë njohuri mbi të drejtat e fëmijëve, aftësinë e kufizuar dhe barazinë gjinore.
Të zotërojë aftësi të mira komunikimi dhe punë në grup.
Të jetë i/e motivuar dhe i/e aftë për të nisur punën dhe krijuar kontakte.
Të zotërojë njohuri të mira të programeve kompjuterike, veçanërisht në programet Word, Excel dhe PowerPoint.
Shënim: Personat që kanë aplikuar në thirrjen e mëparshme, nuk është e nevojshme të ri-aplikojnë
Për të aplikuar: Ju lutem dërgoni CV tuaj dhe një letër aplikimi në të cilën shpjegoni se si ju i përmbushni kriteret për këtë vënd pune dhe dërgojeni në infopartnereperfemijet@yahoo.com deri të Premten datë 1 Shtator, ora 12:00.
Për më shumë informacion klikoni këtu