Mundësi punësimi në Tiranë/ Hulumtues

EMA mirëpret aplikime për pozicionin Hulumtues\e (Policy Researcher). Kjo thirrje është e hapur për profesionistët e rinj, të interesuar në fushat e Integrimit Europian dhe procesin e demokratizimit të vendit.

Niveli i eksperiencës/kualifikimit: Junior
Lloji i angazhimit: Angazhim me kohë të plotë (8 hr x 5 ditë në javë)
Niveli i Pagesës: Shpërblim i përshtatur sipas kualifikimeve dhe përvojës
Afati i fundit i Aplikimit: 15 shtator 2019
Data e fillimit të punës: 1 tetor 2019

Kriteret e nevojshme:
• Përvojë bazë/stazh (1-3 vite) në punën me organizatat e shoqërisë civile dhe/ose projekte në fushën e demokratizimit dhe integrimit europian.
• Diplomë universitare në shkencat sociale ose drejtësi. Studimet master përbëjnë përparësi.
•Njohje e shkëlqyer e gjuhës shqipe dhe njohje e gjuhës angleze (të paktën niveli B2).
•Njohje shumë e mirë e programeve bazë të kompjuterit dhe aftësi të mira në menaxhimin e rrjeteve sociale

Përgjegjësi dhe detyra:
• Hartim/konceptualizim projekt-propozimesh për hulumtimin e aspekteve të ndryshme të integrimit europian.
• Përfshirje aktive në zbatimin e projekteve
• Përpilim raportesh të projekteve të zbatuara.
• Mbulim detyrash administrative
• Udhëtime të herëpashershme brenda dhe jashtë Shqipërisë për pjesëmarrje në aktivitete

Përfitime:
– Bashkëpunime me një rrjet të gjerë ekspertësh kombëtar dhe ndërkombëtar
– Shpërblim i përshtatur sipas kualifikimeve dhe përvojës
– Mundësi rritjeje profesionale.

Aplikimi:
Brenda datës 15 shtator 2019 në adresën info@em-al.org dërgoni:
a) CV dhe letër motivimi (shqip ose anglisht)
b) Dy ekstrakte të shkurtra punimi – max. 2 faqe A4, një në shqip dhe një në anglisht (temë diplome, publikim, punim si pjesë e aktivitetit profesional, etj.).

Për më shumë shikoni thirrjen e plotë duke klikuar në këtë LINK.

Leave a Comment