Mundësi punësimi në Tiranë

Afati i aplikimit: 04 shtator 2017
Drejtoria e QSUT njofton shpalljen e 49 (dyzet e nëntë) vendeve të lira në total, për pozicionin “Infermier të përgjithshëm; Infermier salle dhe Infermier Reanimacioni” pranë Shërbimeve Mjeksore në Q.S.U “Nënë Tereza”.
Personat e interesuar duhet të dorëzojnë CV dhe dokumentat përkatëse sipas kritereve të mëposhtme:
Kritere të përgjithshme:
Të ketë mbaruar arsimin e lartë në profilin “Infermier”.
Të jetë i regjistruar tek Urdhëri i Infermierit.
Të ketë liçencën e ushtrimit të profesionit.
Të jetë i/e aftë për diagnozën infermierore dhe nevojat në shërbim.
Të ketë njohuri specifike farmakologjike sipas shërbimeve.
Të jetë i/e gatëshme për t’ju përgjigjur të tre turneve, sipas kontratës së punës.
Të ketë aftësi të mira pune në grup.
Të ketë aftësi të shkëlqyera komunikimi dhe informimi.
Të ketë njohuritë bazë kompjuterike.
Të njohë 1(një) gjuhë të huaj (preferencë).
Kritere të veçanta:
Të njohë rregullat e dhënies së medikamenteve oral. i/m, i/v.
Të përcaktojë parimet bazë të dhënies së medikamenteve orale, venoze dhe muskulare.
Të dijë të manipulojë për marrje analizash dhe terapi venoze.
Të njohë diagnozat bazë si dhe kujdesjet infermierore përkatëse.
Të dijë parimet bazë të kujdesjeve infermierore para dhe pas ndërhyrjeve kirurgjikale.
Të njohë mjetet e nevojshme dhe mënyrën e mjekimit të plagës së infektuar dhe jo të infektuar.
Të njohë shenjat e infesionit të plagës operatore.
Të përballojë stresin dhe vështirësitë e punës.
Të jetë i/e gatshme për t’ju përgjigjur të gjitha rasteve urgjente të shërbimit.
Depozitimi i aplikimeve do të bëhet pranë zyrës së Marrëdhënieve Publikun në Drejtorinë e QSUT. Të gjithë kandidatët fitues do të rivlerësohen në fund të kontratës 3(tre) mujore për respektimin e etikës profesionale, përkushtimin njerëzor ndaj pacientëve dhe aftësitë tekniko profesionale të infermierit.
Për më shumë informacion klikoni këtu