Mundësi punësimi në Tiranë

ADISA ka shpallur disa vende vakante pranë zyrave qendrore të saj. Pozicion i lirë është ai i Përgjegjësit të Sektorit Juridik.

Kriteret e pozicionit:

Të ketë mbaruar studimet e larta dhe të zotërojë diplomë Master Shkencor në Shkenca Juridike.
Njohuri nga Ligji nr.9643, dt.20.11.2006 “Për prokurimin publik”, i ndryshuar.
Njohuri mbi Ligjin Nr. 90/2012 “Për organizimin dhe funksionimin e administratës shtetërore”.
Njohuri nga Kodi i Procedurave Administrative.
Të njohë një nga gjuhët e BE (avantazh përbën gjuha angleze).

Për të aplikuar, ju lutem dërgoni CV-në tuaj në adresën: kandidate@adisa.gov.al

Leave a Comment