Mundësi punësimi në Tiranë

Qendra e Karrierës Universiteti i Tiranës në bashkëpunim me Kompaninë italiane Areariscossioni ofron mundësi punësimi për të interesuarit, pranë zyrave të saj në Tiranë.

Nëse keni njohuri shumë të mira të italishtes dhe deshirë për të punuar jeni të mirëpritur.

Areariscossioni është një Kompani italiane që vepron prej 25 vjetësh në fushën e tatimeve dhe administrimin e taksave lokale për komunat e shtetit Italian, aktiv për më shumë se tre vjetësh edhe në Shqipëri. Kjo kompani kërkon të integrojë në stafin e saj në Tiranë kandidatë me entuziazëm dhe vendosmëri për të punuar.

Kompania ofron mundësi punësimi në pozicionin:
-Specialist i cilësisë në fushën e kontrolleve tatimore, rimëkëmbjes dhe rekuperimit të debive

Kërkesat e përgjithshme për të aplikuar:
-Njohuri shumë të mira të gjuhës italiane;
-Kandidatët preferohen të kenë studiuar në degët ekonomi/drejtësi por nuk është kusht determinant;
-Të kenë aftësi shumë të mira bashkëvepruese;
-Te karakterizohen nga parimet e korrektësisë në punë;

Aplikimet janë të hapura deri më datë: 16 Qershor 2017.
Të gjithë ju që jeni të interesuar për të aplikuar, dërgoni sa më parë CV-në tuaj (në gjuhën italiane) në adresën: qendrakarrieres.fd.ut@gmail.com

Për më shumë informacion klikoni këtu

Leave a Comment