Mundësi punësimi në Studio Ligjore

Studio Ligjore T&N njofton të interesuarit, për të aplikuar në një pozicion vakant në profesionin e avokatit.

Eksperienca profesionale, zotërimi i të paktën një gjuhe zyrtare europiane dhe performancat e mëparshme në ushtrimin e profesionit do të jenë faktorët përcaktues.

Përgjegjësitë dhe detyrat kryesore për këtë pozicion pune do të jenë si mëposhtë:

  • Këshillimi dhe mbrojtja e interesave të shoqërive tregtare klient të zyrës. Përfaqësimi i klientëve në proceset administrative, penale, civile dhe procedura të tjera ligjore duke përfshirë edhe përfaqësim në seancat gjyqësore.
  • Këshillon klientët për transaksionet ligjore, shpjegon ligjin dhe jep këshilla të përgjithshme ligjore. Përgjegjës për negociata paragjyqësore. Përgjegjës për arritjen e marrëveshjeve, hartimin e tyre dhe mbikëqyrjen e menaxhimin e mëtejshëm të tyre. Analizon dhe harton dokumentat ligjore sipas rasteve dhe shërbimit të kërkuar. Ndjek dhe menaxhon projekte në hartim legjislacioni dhe mbrojtje juridike. Mbikëqyr ndihmësit ligjor.

Kriteret kualifikuese:

  • Të disponojë liçencë aktive në ushtrimin e profesionit të avokatit;
  • Të ketë të paktën tre vite përvojë pune në ushtrimin e profesionit;
  • Përbën avantazh njohja shumë e mirë e legjislacionit mbi shoqëritë tregtare;
  • Të ketë eksperiencë në përfaqësim gjyqësor;
  • Të ketë aftësi shumë të mira në formulimin e mendimit juridik dhe shkrimit të tij
  • Të jetë njohës/e i/e mirë i/e legjislacionit në përgjithësi e gjithashtu të jetë i/e përditësuar për ndryshimet e fundit në legjislacion;
  • Të jetë njohës/e (lexim, shkrim, përkthim) dhe folës/e shumë i/e mirë i/e gjuhës Angleze. Njohja e një gjuhe tjetër europiane, përbën avantazh;
  • Të jetë i/ e aftë në vendosjen e marrëdhënieve ndërpersonale me stafin dhe persona të tretë;
  • Të ketë aftësi shumë të mira komunikuese;
  • Të jetë përdorues/e shumë i/e mirë i/e paketës Microsoft Office.

Nëse mendon se je zgjedhja e duhur për këtë pozicion pune dhe dëshiron t’i bashkohesh skuadrës së Studios Ligjore T&N , je e/i mirëpritur për të dërguar një letër motivimi, CV tënde dhe dokument tjetër që përbën avantazh, në adresën e e-mailit: info@tnlawfirm.al

Ky aplikim do të jetë hapur deri më datën 25 Gusht 2018.

Të përzgjedhurit do të njoftohen me e-mail për ditën dhe orën e intervistimit.

Leave a Comment