Mundësi punësimi në Qendrën për Sipërmarrje & Inovacion

CEI (Center for Entrepreneurship & Innovation) kërkon Marketing dhe Social Media Manager.
Detyrat perfshijnë:
Hartimim dhe implementimim e strategjisë së përgjithshme të marketingut në përputhje me strategjinë dhe objektivat e biznesit duke e detajuar në plane veprimi mujor;
Hartimin e buxhetit vjetor të marketingut dhe të shitjeve, ndjekja dhe realizimit të tij;
Manaxhimin e kanaleve sociale të medias së kompanisë;
Mirëmbajtjen e website të kompanisë duke krijuar blog post dhe aktivitete të ndryshme;
Hartimin dhe zbatimin e strategjisë së mediave sociale për tu lidhur me qëllimet e biznesit;
Sugjerimin dhe zbatimin e veçorive të reja për të zhvilluar ndërgjegjësimin e markës, si promovime dhe konkurse;
Krijimin e planeve marketing për forcimin dhe njohjen e Brand-it të kompanisë;
Krijimin e shërbimeve dhe paketave të reja;
Informimin e klientëve potencialë në lidhje me shërbimet, produktet, ofertat;
Bashkëpunimi me ekipet e tjera, për të siguruar qëndrueshmëri në kompani.
Kontaktoni në: info@cei.al